Ne vijim te pyetjes: Per pajisje me AMTP

Flm per pergjigjen e pare, por dua te thellohem pak me shume.
Ne ligji 171/2014, neni 2, pika 2, nendarja IV, kufizon paisjen me AMTP-se nese siperfaqja e tokes i eshte kaluar ne pronesi Bashkise.
Cila eshe dispozita apo neni ne ligjin 20/2020, ( i cili ka shfuqizuar ligjin 171/2014), per kete situate konkrete, pasi asnje nuk me jep nje pergjigje te qarte? Faleminderit,


Qytetari: R. V. Data: 19 August , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ne vijim te pyetjes: Per pajisje me AMTP”

  1. Pershendetje,

    Ne lidhje me pyetjen tuaj, ju bejme me dije se ne nenin 36, germa “ç” te Ligjit 20/2020 percaktohen parimet dhe kriteret e perditesimit te prones shteterore, ku nder te tjera citohet…”përparësia e proceseve të tjera kalimtare të parashikuara në këtë ligj, ku përfshihet…regjistrimi i AMTP-ve, kalimi në pronësi i tokës bujqësore, legalizimi i ndërtimeve pa leje, objekteve pa titull, trojeve të tyre dhe oborreve në përdorim, rregullimi i pronësisë në zonat e stimuluara dhe privatizimi i truallit në përdorim, ndaj listës së pronave shtetërore;…”.

    Pra, proceset e kalimit te pronesise te parashikuara ne kete ligj (sic eshte edhe rasti juaj per kalimin ne pronesi te tokes bujqesore – pajisja me AMTP) ka perparesi ndaj proceve te transferimit te prones shteterore ndaj organeve te qeverisjes vendore.

    Ligji i sipercituar eshte botuar ne Fletoren Zyrtare nr. 70, date 22.04.2020 dhe per me shume informacion mund ta aksesoni ne linkun si me poshte: https://qbz.gov.al/eli/fz/2020/70/18106fa9-c632-4d3f-bc1f-87c8f9b944d8

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet