Ne vijim te pyetjes per mbrojtjen e te dhenave personale nga zyra e gjendjes civile

Pershendetje serish,

Faleminderit per pergjigjen Znj. Avokate D. N .

Ne vijim te pyetjes ju sqaroj se te gjithe te dhenat tona ne te gjithe RSH- së te dhenat tona si : emer , mbiemer, nr. Personal, atesi/amesi dhe adresen e shtepise, jane ne google. Mjafton te shkruash Rregjistri i zyres se gjendjes civile 2018 dhe dalin… Eshte fare e thjesht e shkarkon ne google dhe te gjithe personat ne shqiperi jane aty.

A mundet ju si avokate ta ngreni kete shqetesim pasi kjo gje eshte e pa tolerueshme? Faleminderit


Qytetari: K. U. Data: 14 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ne vijim te pyetjes per mbrojtjen e te dhenave personale nga zyra e gjendjes civile”

  1. Pershendetje serish,

    Te dhenat personale, si te tilla mbrohen nga vete personi te cilit i jane cenuar, perfaqesuesi i tij ligjor, ose autoritetet publike qe kane kompentence mbrojtjen e te dhenave personale. Avokati ka te drejte te veproje si perfaqesues ligjor i nje personi, apo disa personave dhe per kete i duhet nje mandat perfaqesimi i posacem. Ne nuk mund te veprojme ne emer te gjithe personave qe jane cenuar.
    Njekohesisht, nese materiali eshte online, per kete eshte e nevojshme qe te kryhet nje hetim, se cili eshte personi i cili e ka hedhur kete material online duke cenuar te dhenat personale. Sigurisht qe shkelja eshte e rende dhe vazhdoj t’ju them qe ankimi prane Komisionerit per mbrojtjen e te dhenave personale eshte hapi i pare.

    Do t’ju luteshim qe te na percillnit linkun perkates, ne menyre qe te pasi ta verifikojme, te bejme nje vleresim ligjor te situates dhe te shohim mundesine per ta ndjekur.

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet