Ne vijim te pyetjes: Legalizim prone (2)

Pershendetje dhe ju falenderoj Dorina Ndreka per pergjgjen. Ne pergjigjen qe me ktheve nuk kuptova shume. Ne vitin 1997 kam blere nje shtepi banimi ne emrin tim, ne moshen 19 vjec. Sic e theksova per kete prone une zoteroj aktin noterial te blerjes.

Banesa ka qene e vjeter. Ne vitin 2001 kam prishur shtepine e vjeter dhe kam ndertuar nje shtepi te re 2 kateshe pa leje ndertimi/legalizimi. I gjithe investimi eshte bere nga une personalisht.

Kur kane ardhur personat per te bere matjet, une personalisht nuk kam qene prezent dhe nuk kam leshuar asnje autorizim, dhe si pasoje matjet jane bere pa dijenine time. Une ne asnje rast nuk jam informuar.

Ne vitin 2010 babai ka nisur procesin e legalizimit dhe tani ne vitin 2021 doli leja e legalizimit nga ALUIZNI. Legalizimi ka dal ne emrin e babait tim dhe ketu fillon edhe problematika. Babai do qe pronen qe e kam blere dhe kam investuar vetem une, ta ndaje me te gjithe pjesetaret e familjes, ne jemi 5 femije, kater jane te ndare ne gjendjen civile. Prinderit jetojne ne shtepine time sepse une jam djali i vogel i familjes.

Si eshte e mundur qe ALUIZNI mundet te legalizoje nje ndertese ne emer te babait, kur pronar i kesaj prone/trualli dhe shtepie jam une? A e ka verifikuar Aluizni se kete prone e zoteroj une dhe jo im ate? Ketu eshte bere nje prekje e paster dhe tjetersim prone nga ALUIZNI. Cfare duhet te bej une ne kete rast, kujt duhet t’i drejtohem? Cfare rruge duhet te ndjek une qe prona te me kaloje mua qe jam pronar i saj?

Ju lutem, nje sqarim sa me te thjeshte qe te kuptoj se cfare duhet te bej, dhe cfare rruge ligjore duhet te ndjek?

A ka mundesi te me ofroni nje numer telefoni ose e-mail ku mundet te komunikoj me ju dhe te shpjegoj me mire situaten.

Ju faleminderit, dhe kerkoj ndjese per formulimin e gjate.


Qytetari: P. h. Data: 23 January , 2021, Kategoria: Ceshtje pronesie, Legalizim.

One response to “Ne vijim te pyetjes: Legalizim prone (2)”

  1. Pershendetje.
    Sic ju kemi shpjeguar edhe ne pergjigjen e pare, ALUIZNI fillonte procedurat per legalizimin e objekteve informale mbi bazen e aplikimit per legalizim. Aplikimi permbante nder te tjera: kerkesen per legalizim, qe nenshkruhej nga personi i cili pretendonte se e kishte ndertuar objektin; genplani; dokumente te tokes nese ishin; etj.. Ne rastin tuaj, kete aplikim duhet ta kishit paraqitur ju dhe jo babai juaj. Ne momentin qe dosja prane ALUIZNI eshte hapur ne emrin e babait tuaj, ne baze te ligjit ne emer te tij miratohet dhe leja e legalizimit dhe behet regjistrimi i pasurise ne regjistrat e pasurive te paluajtshme.
    Ligji i jepte mundesine personave te cilet pretendonin se ishin ne fakt pjeserisht apo plotesisht posedues dhe pronare reale te objektit informal qe t’i drejtoheshin me kerkese ALUIZNI-t, perpara miratimit te lejes se legalizimit. Kerkese qe ju me sa thoni nuk e keni e bere.
    ALUIZNI ne momentin qe paraqitet ne objektin informal ben matjet fizike dhe jo verifikimin kush eshte posedues, pasi pasuria mund t’i jepet familjareve ne huaperdorje, te jepet me qira, etj.. Eshte vete personi i interesuar, i cili duhet te vere ne levizje mekanizmat ligjore, duke kerkuar qe te perfshihet ne proces.
    Pronesia mbi token eshte faktor i rendesishem per ju per te provuar, se bashku me prova te tjera, qe keni qene ju qe e keni ndertuar objektin informal, por nuk perbente kusht qe ALUIZNI te refuzonte legalizimin ne emer te babait tuaj. Legalizimi i objekteve informale behet ne trojet e vete ndertuesit, apo ne troje ne pronesi te personave te trete. Nese toka ishte ne pronesi te nje personi te trete, atehere eshte shteti qe e kompenson pronarin e truallit.
    Aktualisht ju keni mundesi t’i drejtoheni gjykates dhe te kerkoni qe te njiheni pronare mbi kete pasuri.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet