Pershendetje, ju falenderoj per pergjigjen tuaj!
Une jam paditur nga ish-bashkeshorti per ndryshimin e vendimit per masen ushqimore te vajzes. Aktualisht vajza esht madhore shkoll te larte. Une kam paraqitur deklaraten e mbrojtjes duke thene se une nuk kam legjitimitet pasiv, pasi duhet te jete vajza persa eshte madhore. Vajza gjithashtu edhe pse nuk eehte pale ne gjyq ka cuar kerkese sipas nenit 184 per zevendesim te palve, duke u futur ajo si e paditur ne vendin tim.
Cila eshte rruga tjeter qe vajza te futet ne proces? Pasi nga gjykata nuk ka asnje lajmerim per keto kerkese, cka sjell qe vajza mos paraqesi prapsime apo kunder-padi.
Ju faleminderit
One Response
Përshëndetje,
Palët ne procesin civil duhet të kenë legjitimimin për të parashkruar një kërkim në gjykatë ose për të kundërshtuar këtë kërkim, është e domosdoshme që ato të kenë një interes së ligjshëm.Në bazë të nenit 32 te K.Pr.Civile ”Padia ngrihet vetëm kur personi ka interes të ligjshëm në njohjen ose rrëzimin e një pretendimi”.Që të justifikohet ligjërisht kërkimi për njohjen ose rivendosjen e një të drejte të shkelur ose të mohuar duhet që të bëhet vetëm prej atij që i përket, sipas ligjit, e drejta e mohuar ose e shkelur prej një të treti (legjitimimi aktiv) dhe vetëm kundër atij që me faktin ose me veprën e tij mohon ose shkel të drejtën e kërkuesin (legjitimimi pasiv), duke justifikuar me këtë fakt ose veprim ndërhyrjen e gjykatës për të ndaluar ose për të zhdukur dëmin e rrjedhura nga ky fakt, ose veprim i të tretit (legitimation ad causam).
Në rastin konkret është gjyqtari, i cili cakton detyrimisht seancën e veprimeve përgatitore në rastet kur merr në shqyrtim kërkesat për ndërhyrje kryesore, dytësore, për zëvendësim procedural, kalim procedural, ndryshimin e shkakut ose shtimin, pakësimin ose ndryshimin e objektit të padisë, paraqitjen e kundërpadisë, si dhe caktimin e ekspertit.
Neni 184 i Kodit të Procdurës Civile, shprehet për zëvendësimin e palëve.Kur gjatë gjykimit del se padia është ngritur nga një person, që nuk ka të drejtë ta ngrejë, ose është ngritur kundër një personi ndaj të cilit nuk duhej të ngrihej, me kërkesën e palës së interesuar gjykata mund të lejojë zëvendësimin e paditësit ose të të paditurit të parë, me paditësin që i përket e drejta që të ngrejë padinë ose me të paditurin kundër të cilit duhej të ngrihej padia. Për këtë zëvendësim gjykata duhet të marrë më parë pëlqimin e të dy palëve dhe të personit që hyn në vend të tyre si palë.
Nëse gjykata nuk është shprehur, vajza juaj ka të drejtën të kërkojë vetë rritjen e pensionit ushqimor për shkak të rritjes së të ardhurave të subjektit i cili detyrohet të kontribojë.
Ju faleminderit!