Ne vijim te pyetjes: Neglizhenca e instancave shteterore

Pershendetje,

Para disa ditesh ju ka drejtuar ne pyetje me objekt “Neglizhenca e instancave shteterore” dhe njera nga avokatet m eishte pergjigjur duke me shkruar te hap gjyq ne gjykaten administrative te vendit qe me mbulon mua.  Ne vijim, ju drejtoj serisht nje pyetje se a mund te me thoni se cfare baze ligjore ka kjo padi (detyrimin e ……. per te vendosur nje vendim etj…)? ose a mund te me vini ne dispozicion ndonje shembull kerkese padie sipas ketij objekti te cilen mund t’ja drejtoj gjykates?

Faleminderit!


Qytetari: R. T. Data: 15 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ne vijim te pyetjes: Neglizhenca e instancave shteterore”

  1. 1

    Pershendetje.
    Baza ligjore e problemit tuaj eshte neni 17/ç e ligjit 49/2012 ‘Per Gjykatat Administrative dhe gjykimin e mosmarrveshjeve Administrative’.
    Ju bejme me dije se nNepermjet kesaj platforme ne mund t’ju ofrojme vetem keshillim ligjor. Megjithate, nese ju plotesoni kriteret e ligjit per te perfituar ndihme ligjore falas, mund te plotesoni formularin dhe te kerkoni nga gjykata qe t’ju caktoje nje avokat pa pagese.
    Ne faqen e juristionline.al, mund te gjeni formularet perkates:
    https://juristionline.al/kerko-ndihme-juridike-dytesore/

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet