Ne vijim te pyetjes: Ndryshim i emrit

Pershendetje,

Si ju shkruajta dje me dt. 18 maj, une dua te ndryshoj emrin duke vendosur nje emer te ri ose duke mbajtur emrin qe kam , por duke shtuar edhe nje emer tjeter, pra emer i ri + emer ekzistues, te dy bashke me hapesire, pra te kem dy emra. Arsyeja qe dua ta ndryshoj eshte mos shqiptimi i lehte i emrit qe kam nga shtetasit e huaj

Theksoj qe une nuk e kam ndryshuar ndonjehere emrin me pare , pra kam emrin qe me kane vendosur prinderit. Tani une jam 28 vjec dhe gjendja civile refuzon qe ta ndryshoj emrin, per shkak te ndryshimeve ne ligjin 10129/2009 per gjendjen civile, qe tashme eshte kufizuar.

Pyetja ime eshte: a e fitoj dot une te drejten e ndryshimit te emrit ose e vendosjes se nje emri te dyte duke ju drejtuar me kerkese gjykates ? Apo eshte e pa mundur qe te aprovohet ndryshimi emrit me arsyen qe une kam?

Faleminderit !


Qytetari: S. R. Data: 19 May , 2020, Kategoria: Gjendja civile.

2 responses to “Ne vijim te pyetjes: Ndryshim i emrit”

  1. Pershendetje! Sa ju relatoni neni 57 dhe 57/1 i ligjit nr. 10129 date 11.5.2009 i ndryshuar, ju ndalon katergorikisht, ndryshimin apo vendosjen e nje emri tjeter: Kerkesa per ndryshim behet vetem kur emri eshte i papershtatshem dhe afati i kerkeses eshte brenda një viti nga arritja e moshes madhore. Rasti i juaj nuk kualifikohet, si i mundur per pranim sepse bie ndesh me te dy kriteret e vendosura, faleminderit:

  2. 1

    Pershendetje,
    Ne vijim te pergjigjeve te meparshme te kolegeve, neni 57 “Rastet e ndryshimit të mbiemrit dhe të emrit”, i ligjit per “Per Gjendjen Civile”, eshte i qarte, per mundesine e ndryshimit te emrit. Ne kuptim te ligjit, ndryshimi i emrit lidhet me 2 shkaqe qe jane tasksative: 1)papershtatshmeria (pra nese emri eshte i papershtatshem sipas listes se emerave te papaershtatshem) dhe 2)korrigjimi i gabimeve.
    Shtimi i nje emri te dyte nuk parashikohet si mundesi ne legjislacionin tone. Edhe nese do e konsideronim shtimin e nje emri si ndryshim te emrit ekzistues, serish nuk mund te argumentojme se ky ndryshim lidhet me papershtatshmeri apo korrigjim. Pra, kerkesa juaj nuk ploteson kriteret per tu pranuar sipas ligjit.
    Ne kete kuptim, Gjykata, zbaton ligjin, dhe rregullon situata, ne te cilat Zyrat e Gjendjec Civile, nuk kane vepruar ne zbatim te ligjit. Ne rastin tuaj, gjykojme se eshte e pamundur qe problematika juaj, te zgjidhet nepemjet gjykates, per sa kohe Zyra e Gjendjes Civile, po vepron ne perputhje me ligjin.
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet