Ne vijim te pyetjes: Ndryshim Emri dhe Mbiemri njekohesisht

Pershendetje,

Faleminderit per pergjigjet e meparshme! Kam edhe nje pyetje te fundit, perpara vitit 2002 dhe ligjit 8950 neni 37 perkates atij viti, a ekzistonin ligje te vjetra (para viteve 2000) qe lejonin ndryshimin njekohesisht te emrit dhe mbiemrit? Ju faleminderit,


Qytetari: M. S. Data: 9 August , 2020, Kategoria: Gjendja civile.

One response to “Ne vijim te pyetjes: Ndryshim Emri dhe Mbiemri njekohesisht”

  1. 1

    Pershendetje,

    Perpara ligjit Nr 8950, date 10.10.2002 “Per gjendjen civile” eshte operuar ne baze te ligjit nr 5840, dt 20.02.1979 “Per regjistrimin e akteve te gjendjes civile”.

    Ne nenin 21 te ketij ligji (ndryshuar me ligjin 7682, date 09.02.1993) parashikohej se: “Cdo shtetas ka te drejte te kerkoje nderrimin e emrit ose mbiemrit. Kerkesa i paraqitet keshillit te komunes ose bashkise, duke i treguar edhe shkaqet per nderrimin e emrit ose mbiemrit, si dhe emrin ose mbiemrin qe ka zgjedhur. Vendimi per nderrimin e emrit ose mbiemrit merret nga Keshilli i Komunes a Bashkise dhe i dergohet zyres se gjendjes civile perkatese, e cila ben ndryshimet e nevojshme ne rregjistrin themeltar te shtetasve dhe brenda 10 diteve njofton degen ushtarake dhe zyren e Gjendjes Gjyqesore ne Ministrine e Drejtesise”.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet