Lidhur me pergjigjen e dt. 26.04 mbi pyetjen: Nderhyrje ne rregjistrat e gjendjes civile

Pershendetje serish,

Se pari, ju falenderoj per keshillat dhe ndihmen e ofruar.  I jam drejtuar platformes me dt. 26 prill per informacion ne lidhje me problemin e ndryshimit (nderhyrjes) ne  fletet e rregjistrit themeltare te gjendjes civile. Ne pergjigjen e dhene nga Av. E. M me eshte kerkuar te percaktoje me teper te dhena ne lidhje me demin e ardhur nga keto ndryshime (nderhyrje). Demi shkatuar ka te beje me pronesine e trasheguar. Po ju bashkelidh edhe te dhena te tjera me foto lidhur me problematiken e fleteve te rregjistrit. Jam ne pritje te pergjigjes tuaj.
Faleminderit


Qytetari: F. C. Data: 28 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Lidhur me pergjigjen e dt. 26.04 mbi pyetjen: Nderhyrje ne rregjistrat e gjendjes civile”

  1. Elona Mone Elona Mone says:

    Pershendetje,

    Faleminderit qe keni adresuar serish pyetjen tuaj prane platformes juristionline.al. Nga verifikimet e kryera nuk me rezulton te keni ngarkuar ndonje dokumentacion bashke me pyetjen tuaj te dyte. Ju lutem vleresoni edhe njehere mundesine e ngarkimit te dokumentave, ne menyre qe pas konsultimit me dokumentacionin te mund t’ju kthejme nje pergjigje me te plote.

    Gjithashtu evidentoni me qarte demin (pasojen) e ardhur dhe periudhen kohore, pasi keto te dhena na ndihmojne te vleresojme nese ju ka lindur e drejta dhe afatet per kerkimin e shperblimit te demit.

    Mbetemi ne pritje!

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet