Ne vijim te pyetjes: Mohim i vendit te punes (2)

Faleminderit av. Dorina Ndreka
Me qe kam te drejte te kerkoj shperblimin e demit te shkaktuar nga ana e organeve te administrates publike nepermjet gjykates ne perputhje me ligjin 8510/1999 “Per pergjegjesine jashtekontraktore te organeve te administrates publike” ne rastin tim, ke duhet te hedh ne gjyq ZVA perkatese dhe drejtorin e shkolles? Dhe kush e paguan demshperblimin drejtori dhe ZVA apo shteti? Faleminderit,


Qytetari: I. G. Data: 9 December , 2020, Kategoria: arsimi, Marredhenie pune, Shperblim demi.

One response to “Ne vijim te pyetjes: Mohim i vendit te punes (2)”

  1. 1

    Pershendetje. Ju do te padisni ate autoritet publik i cili eshte pergjegjes per mosberjen publike te vendit te lire te punes. Nese pergjegjesia eshte e perzier midis ZVA dhe Shkolles, atehere do t’i therrisni te dy si te paditur. Pergjegjesia financiare i mbetet institucionit publik dhe jo titullarit te tij. Eshte vete institucioni i cili ka te drejte qe ne baze te Kodit te Punes, apo te ligjit organik te kerkoje pagesen e demit te shkaktuar, si rezultat i veprimeve apo mosveprimeve te titullarit te institucionit.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet