Ne vijim te pyetjes: leket e lindjes (2)

Pershendetje,

Faleminderit per pergjigjen tuaj. Procedura dhe dokumentacioni eshte i plote sipas ligjit, por doja te informohesha per arsyen pse nuk mund t’i marr dot 5 mije lekshin e lindjes qe jepet nga bashkia? Kam lindur qe ne vitin 2018 dhe akoma nuk i kam marr. Nderkohe qe fondi ka ardhur dhe po shperndahet nga bashkia. Faleminderit,


Qytetari: m. t. Data: 21 December , 2020, Kategoria: Gjendja civile, qeverisja vendore.

One response to “Ne vijim te pyetjes: leket e lindjes (2)”

  1. Pershendetje
    Ju bejme me dije se shperblimet e lindjes per vitin 2018 ne shumicen e bashkive te vendit nuk jane shperndare ose jane shperndare me vonese per shkak te mosakordimit te fondeve nga Ministria e Brendshme, e cila ishte pergjegjese per akordimin dhe alokimin e ketyre fondave deri ne Janar 2019, atehere kur kjo pergjegjesi i ka kaluar Ministrise se Shendetesise.
    Per te ditur arsyet e sakta te voneses ose mosmarrjes se shperblimit per rastin tuaj, Ju mund t’i drejtoheni me kerkese per informacion Bashkise/Njesise Administrative ku keni vendbanimin. Mendoj se arsyeja lidhet me faktin se fondet e ardhura po shperdahen per lindjet e kryera ne periudha me te hershme se e juaja (pra per lindjet e para 2018).
    Gjithsesi sic ju kemi sugjeruar edhe me pare, ne lidhje me kete problemtike, e cila cenon te drejtat tuaja, ju mund t’i drejtoheni me nje ankese edhe institucionit te Avokatit te Popullit. Ky institucion mund te hetoje situaten dhe t’i beje rekomandimet perkatese Njesise/Bashkise dhe institucioneve pergjegjese per rivendojen ne vend te te drejtave tuaja te cenuara. Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet