Ne vijim te pyetjes: Korigjim emri ne aktin e lindjes

Duke ju falenderuar sinqerisht per pergjigjen pergjigjen e shpejte dhe etiken e profesionale, Dua t’ ju pyes: cfare behet ne rastin kur emri eshte rregjistruar me gabim orthografik qe ne aktin e lindjes (pra, mungon nje (a) ne fund te emrit?). Faleminderit serish,


Qytetari: L. J. Data: 4 December , 2020, Kategoria: Gjendja civile.

One response to “Ne vijim te pyetjes: Korigjim emri ne aktin e lindjes”

  1. 1

    Pershendetje. Nese vajza nuk ka mbushur ende 18 vjec, ose eshte ndermjet moshes 18-19 vjec, ka mundesi te beje nje kerkese per ndryshimin e emrit, ne menyre qe te marre emrin qe ka realisht edhe ne dokumente dhe ne gjendje civile.
    Kjo do te ishte rruga me e thjeshte. Nese nuk eshte ky rasti, atehere keni mundesine per ta zgjidhur ceshtjen ne gjykate. Duke qene se akti i lindjes eshte dokument origjinal, pra qe nuk rrjedh nga dokumente te tjere, mundesite tuaja jane si me poshte:
    1. Varianti i pare, eshte te kerkoni korrigjimin e dokumenteve aktuale, te cilat jane ne kundershtim me dokumentin e aktit te lindjes. Kjo pervecse eshte e komplikuar, pasi jane shume dokumente, do te bente qe vajza te kishte emrin e pasqyruar gabim, gje te cilen mendoj se nuk e doni.
    2. Versioni i dyte, eshte serish nje proces gjyqesor civil, pa pale kundershtare, me objekt Vertetimin e faktit juridik qe vajza me te dy emrat, sipas dokumenteve eshte i njejti person. Ky vendim i bashkengjitet gjithmone dokumentacionit ligjor te vajzes, kur rezulton me te dy emrat.
    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet