Ne vijim te pyetjes: Kallezim penal per mospagesen e pensionit ushqimor

Ju falenderoj per pergjigjen tuaj. Ne vijim dua te di interpretimin tuaj ne lidhje me faktin nese rrethanat e meposhtme perbejne veper penale qe mund t’i atribuohet ish-bashkeshortit qe nuk paguan pensionin ushqimor:
1-Nuk eshte ne mardhenje pune;
2-Nuk aplikon per te gjetur pune;
3-Ka nje banese ne bashkepronesi me mua ndaj te ciles eshte vene bllokim ne ASHK, por nuk mund te ekzekutohet pasi banoj dhe une aty;
4-Ka aq te ardhura sa siguron jetesen, edhe pse nuk punon ligjerisht.

Faleminderit serish,


Qytetari: 1. 2. Data: 3 November , 2020, Kategoria: Familjare.

One response to “Ne vijim te pyetjes: Kallezim penal per mospagesen e pensionit ushqimor”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Asnje nga situatat e siperpermendura nuk perben veper penale. Nese ju keni mundesi per te vertetuar se veprimet e tij kane per qellim mos ekzekutimin e vendimit, atehere ju mund te beni kallezim penal per pengim te ekzekutimit te vendimit te gjykates, ne mbeshtetje te nenit 320 te Kodit penal.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet