Ne vijim te pyetjes: fyerje dhe rendim psikologjik

Pershendetje,

Me pare ju kam shpjeguar kur nje i afermi i imi me ka fyer dhe akuzuar ne mes ne rruges dhe ne prani te instances shteterore qe jam femije i jashteligjshem (ne menyre banale e ka shprehur kete gje).

1 – Tani nese bej kallzim ne polici, cfare prove me duhet te paraqes?
2 – A duhet qe prokuroria te pyese ato zyrtare te asaj instance (qe ishin prezent) nese ai person i ka thene ato fjale ndaj meje apo jo?

3 – Dhe kallzimin duhet ta bej une personalisht me avokatin apo duhet te shkoj une thjesht ne polici/prokurori te bej kallzim?
4 – Dhe mund te behet ky kallzim edhe nese kane kaluar 4 muaj nga ngjarja?

Faleminderit per ndihmen tuaj,


Qytetari: S. M. Data: 12 November , 2020, Kategoria: Penale.

One response to “Ne vijim te pyetjes: fyerje dhe rendim psikologjik”

  1. 1

    Pershendetje,

    1. Ju mund t’i drejtoheni prokurorise ose policise per te kallzuar ngjarjen. Kallëzimi përmban elementet thelbësore të faktit, burimet e provës, gjeneralitetet, banimin dhe çdo gjë tjetër që vlen për identifikimin e personit të cilit i atribuohet fakti, të personit të dëmtuar dhe të atyre që janë në gjendje të sqarojnë rrethanat e faktit.
    Ne baze te nenit 59 te Kodit te Procedures Penale, duke qene se jeni dëmtuar nga veprat penale të parashikuara nga nenet 119 (Fyerja), 120 (Shpifja) të Kodit Penal, ju bejme me dije se ju keni të drejtë të paraqisni drejtperdrejte kërkesë në gjykatë dhe të merrni pjesë në gjykim si palë për të vërtetuar akuzën dhe për të kërkuar shpërblimin e dëmit. Ne kete rast, prokurori merr pjesë në gjykimin e këtyre çështjeve dhe, sipas rastit, kërkon dënimin e të pandehurit ose pafajësinë e tij.

    2. Po, ju mund t’i referoni personat qe kane qene te pranishem gjate konfliktit dhe prokuroria/ gjykata mund t’i therrase ne cilesine e personave/deshmitareve mund te japin te dhena per ngjarjen.

    3. Kallëzimi i paraqitet prokurorit ose një oficeri të policisë gjyqësore me gojë ose me shkrim, personalisht ose nëpërmjet përfaqësuesit.
    Ndersa kerkesa penale si viktime akuzuese sipas nenit 59 te K.Pr. Penale paraqitet direkt ne sekretarine e Gjykates. Viktima akuzuese që nuk ka zotësi për të vepruar i ushtron të drejtat që i janë njohur me ligj nëpërmjet përfaqësuesit ligjor.
    Sipas nenit 60 te Kodit te Procedures Penale, kërkesa për gjykim e viktimës akuzuese duhet te permbaje detyrimisht te dhenat e meposhtme:
    a) gjenealitetet e viktimës akuzuese dhe adresën e saktë të saj;
    b) gjeneralitetet e personit që akuzohet dhe adresën e tij;
    c) emrin dhe mbiemrin e përfaqësuesit dhe prokurën;
    ç) parashtrimin e arsyeve që përligjin kërkesën si dhe provat në të cilat ajo mbështetet;
    d) nënshkrimin e viktimës akuzuese ose të përfaqësuesit të tij.

    4. Po, ju jeni brenda afateve per te bere kallzimin ose depozituar kerkesen per gjykim drejtperdrejte ne gjykate per veprat penale te fyerjes dhe/ose shpifjes (nenet 119-120 Kodi Penal). Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet