Ne vijim te pyetjes: familjare (2)

Pershendetje,

Faleminderit per pergjigjen tuaj. Ne vijim te pyetjes se pare, dua te sqaroj se deri tani nuk eshte zhvilluar asnje seance per zgjidhjen e marteses dhe per rrjedhoje nuk ka asnje vendim per kujdestarine e perkohshme te femijes dhe as me jane caktuar ditet apo oraret se kur mund te takoj femijen. Ne keto kushte, a mundem te ngre padi me baze ligjore nenin 127 te K. Penal apo kjo dispozite eshte e aplikueshme pasi ka dale nje vendim gjykate dhe nuk zbatohet? Faleminderit,


Qytetari: F. M. Data: 14 December , 2020, Kategoria: Familjare.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet