Ne vijim te pyetjes: Dorezania (3)

Pershendetje serish!

Faleminderit per pergjigjet tuaja av. Dorina Ndreka.

Ne vijim te pergjigjes tuaj te fundit, do doja te dija se cilat jane afatet e perfundimit te regjistrimit te hipotekes? Kur perfundon afati? Sa kohe duhet ne rastin tim?

Gjithashtu, per sa kohe mund te rri nje ceshtje e pezulluar nga veprimet permbarimore? Dhe nese ka afate per kete, ju lutem cfare duhet te bej per ta kundershtuar?

Faleminderit


Qytetari: A. J. Data: 8 December , 2020, Kategoria: Ekzekutimi i detyrimeve.

One response to “Ne vijim te pyetjes: Dorezania (3)”

  1. 1

    Pershendetje. Se pari, afati i kontrates se hipotekes percaktohet ne baze te afatit te kontrates kryesore, te cilen ajo siguron, pra te kontrates se kredise bankare. Afati ligjor i kontrates se hipotekes eshte i lidhur me vlefshmerine e regjistrimit te saj, deri ne maksimumi 20 vjet.
    Lidhur me afatin e pezullimit te ekzekutimit me kerkese te kreditorit, K.Pr.Civile nuk ka nje afat te tille, ne nenin 615 qe rregullon rastet se kur mund te pezullohet ekzekutimi.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet