Në vijim te pyetjes: Diferencat e pensionit (2)

Faleminderit per pergjigjen. Ju sqaroj se, une kam dale ne pension qe në vitin 2010 me 35 vite pune, pa qene nevoja per t’ju drejtuar gjykates, pasi i kam patur në libreze te gjitha vitet e punes. Në vitin 2020 une u kujtova per nje periudhe 5 vjecare ne nje ndermarrje. Pas kesaj kam shkuar te sigurimet shoqerore dhe mi kane perfshire edhe keto vite.  Por diferencat qe duhej te perfitoja per kete shtese nga viti 2010 deri me 2020 nuk i kam marre. Pyetja ime eshte: A kam te drejte t’i perfitoj keto shtese edhe per kete periudhe (2010-2020) dhe nese po, ne cilen gjykate duhet te drejtohem – ne ate administrative? Cfare dokumentash me duhen per te hapur gjyq? Ju faleminderit


Qytetari: D. D. Data: 3 February , 2021, Kategoria: Sigurimet shoqerore.

One response to “Në vijim te pyetjes: Diferencat e pensionit (2)”

  1. 1

    Pershendetje
    Se pari, ju duhet te ezauroni rrugen administrative, duke ju drejtuar DRSSH per perfitimin e diferencave .
    Ne vijim, pasi te ndiqni rrugen administrative duke bere edhe ankimin tek organi eperor, nese nuk ju njihet diferenca, do te administroni dosjen e plote te praktikes dhe kete diferencen do ta kerkoni ne gjykaten Administrative.
    Dokumentacioni bashkangjitur do jete :
    Kopje e praktikes se pencionit
    Vendimi i perfitimit te Degese se DRSSH
    Vendimi i Komisionit te Anikimit
    Libreze pune
    Fotokopje ID
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet