Ne vijim te pyetjes: Dhoma e avokatise

Pershendetje,

Faleminderit per pergjigjen dhe rekomandimin e bere nga ana juaj. I dergova shkrese zyrtare kryetarit te dhomes vendore te avokatise per marrjen ne dijeni se cilin avokat me kane caktuar. Nuk kam marre pergjigje. Madje i kam shkruar ne what app, ne e-mail, por nuk me kthen pergjigje.

Tani si i behet pasi gjykata ma zbardhi vendimin per perftimin e ndihmes juridike dytesore per 5 dite, ndersa kryetari i dhomes se avokatise po ben afro 4 jave dhe nuk ndjehet fare.

Faleminderit


Qytetari: L. K. Data: 17 August , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ne vijim te pyetjes: Dhoma e avokatise”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:
    2

    Pershendetje,

    Ne lidhje me problematiken tuaj, ne vijim ju mund t’i drejtoheni me shkrese zyrtare Drejtorise per Ndihmen juridike Falas, prane Ministrise se Drejtesise. Nisur nga sa parashtroni, kjo e fundit mund te beje koordinimin me Dhomen Vendore perkatese te Avokatise.
    Ju lutem te percaktoni ne shkrese te dhenat tuaja, Vendimin e Gjykates qe ju njeh te drejten per perfitimin e ndihmes juridike dytesore, si dhe periudhen kur i keni nisur kerkese Dhomes Vendore te Avokatise (duke i bashkelidhur kopjet perkatese).

    Adresa postare e Drejtorise se Ndihmes Juridike Falas: Rr. Barrikadave, Nd. 18, Hyrja 6, Zyra 5, Kati 3, Tirane. Ju mund te kontaktoni gjithashtu edhe permes e-mailit ne adresen: dnjf@drejtesia.gov.al ose ne numrin e tel: 0800 10 10.

    Falemindierit!

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet