Ne vijim te pyetjes: debitor kredie (2)

Pershendetje,

Jam debitore ne nje institucion financiar dhe me ka mbetur per te shlyer nje shume monetare jo shume e madhe.  Sot me erdhi nje leter nga kompania “,,,,” shpk, pa adrese, pa te dhena se sa duhet te paguaj konkretisht, por vetem me numrin e IBAN te bankes, ku me thuhet se duhet te paguaj shumen e mbetur. Kjo leter me vjen tani, kur para dy javesh me ka kontaktuar nje tjeter dhe me thote paguaj 66 mije lek te vjetra dhe kredia mbyllet.

Ju lutem me ndihmoni se si te veproj per kete rast dhe si te formuloj nje leter kerkese qe t’ia dergoj ketij institucioni jo bankar qe e ka shitur detyrimin tek kompania “….”.shpk. Dua te marr vesh shumen se sa kam per te paguar realisht, pa me mashtruar.  Kam degjuar se keto kane mashtruar dhe kercenuar shume njerez. A kam te drejte t’u kerkoj qe ta paguaj detyrimin e pashlyer me keste te vogla, duke qene se kam edhe nje kredi tjeter qe po e paguaj aktualisht dhe mundesia ekonomike eshte me te vertete shume e paket. Shume faleminderit per ndihmen tuaj,


Qytetari: v. m. Data: 7 February , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ne vijim te pyetjes: debitor kredie (2)”

  1. 1

    Pershendetje. Ju keni te drejte, si pale kontraktore te beni nje kerkese per informacion. Ne kete kerkese do te parashtroni te gjithe situaten tuaj, ne marredhenie me kete kredi dhe do te kerkoni nje informacion te detajuar lidhur me detyrimin e mbetur, duke perfshire: principalin; interesat dhe kamatevonesat, te ndara dhe te llogaritura sipas formules se rene dakord ne kontrate me institucionin financiar.
    Njekohesisht ju keni te drejte te kerkoni qe pagesa te behet me keste. Nese nga ana e kreditorit aktual nuk pranohet ky sugjerim, atehere ju keni te drejte qe t’i drejtoheni gjykates dhe te kerkoni qe t’ju caktoje nje pagese me keste te vogla te detyrimit, nisur nga te ardhurat tuaja.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet