Ne vijim te pyetjes: Cilat ceshtje cilesohen si ceshtje sekrete ?

Pershendetje i nderuar avokat, Z.Abazi!

Duke ju falenderuar per pergjigjen do te doja t’ju sqaroja rastin. Kemi te bejme me nje aksident rrugor i cili ka ndodhur para 4 vitesh dhe per rrjedhoje ka mbetur e demtuar nena ime, pra une jam pala e demtuar. Personi eshte marre ne cilesine e te pandehurit, pra per rrjedhoje eshte njohur me aktet. Ceshtja eshte kthyer per rihetim 2 here nga Gjykata e Apelit dhe tashme eshte ne Gjykaten e Shkalles se Pare ne fazen e seances paraprake. Ajo qe me ben mua pershtypje eshte pse Gjykata e cileson ceshtjen si sekrete apo mos nga qe ne dosje ka dokumente te falsifikuara?

I nderuar av. Z. Abazi,

Do te doja te dija gjithashtu se cila eshte baza ligjore me te cilen ne si pale e demtuar duhet te kerkojme nga Gjykata te njihemi me 2 prova origjinale te dosjes sepse fotokopja e tyre eshte e falsifikuar dhe kjo eshte e sigurte sepse ka prova dhe fakte. Si t’i kerkojme provat origjinale per t’i ballafaquar me fotokopjet? Mos duhet te bejme ndonje kerkese ne Gjykate? Meqenese ceshtja sic ju thashe eshte ne fazen e seances paraprake. Faleminderit


Qytetari: E. V. Data: 7 August , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ne vijim te pyetjes: Cilat ceshtje cilesohen si ceshtje sekrete ?”

  1. 1

    Pershendetje,

    Viktima e veprës penale ka të drejtë, të kërkojë në çdo kohë informacion për gjendjen e procedimit, si dhe të njihet me aktet e provat, pa cenuar parimin e sekretit hetimor, të kërkojë marrjen e provave, si dhe të parashtrojë kërkesa të tjera përpara organit procedues. Keto te drejta te viktimes, ose viktimies akuzuese parashikohen konkretisht ne nenet 58, 59, 60 te Kodit te Procedures Penale.

    Neni 105 i K.Pr.Penale parashikon se, gjatë procedimit dhe pas përfundimit të tij, cilido që ka interes mund të marrë, me shpenzimet e veta, kopje, ekstrakte ose vërtetime të akteve të veçanta apo të regjistrimeve audio ose audiovizive. Kërkesa shqyrtohet nga prokurori, për aktet e hetimit paraprak, ose nga gjykata që ka dhënë vendimin për ato të shqyrtimit gjyqësor.
    Gjithashtu kur urdhëron marrjen e një dokumenti organi procedues, me kërkesën e të interesuarit, mund të autorizojë sekretarinë të lëshojë kopje të vërtetuar të dokumentit.

    Ne lidhje me provat, te cilat ju pretendoni se jane te falsifikuara, eshte gjykata ajo qe vendos duke përjashtuar provat e ndaluara nga ligji dhe ato që janë haptazi të panevojshme. Provat e marra në shkelje të ndalimeve të parashikuara nga ligji nuk mund të përdoren. Papërdorshmëria e provave ngrihet edhe kryesisht në çdo gjendje dhe shkallë të procedimit. Ju mund te kerkoni pavlefshmerine e provave, por kerkesa juaj duhet te jete e bazuar dhe e argumentuar. Nese gjykata konstaton se prova eshte e falsifikuar, ajo vendos ta perjashtoje ate.
    Ne lidhje me kerkesen tuaj, per te adminstruar orgjinalin e proves eshte e pamundur pasi nuk eshte detyre e juaja per te verifikuar vlefshmerin apo paperdorshmerine e provave, ju mund te pretendoni nje fakt te tille, por eshte gjykata ajo qe vendos. Gjithashtu, provat origjinale nuk mund te administrohen nga i pandehuri apo viktimia pasi duke qene pale te interesuara ne proces mund te demtojne apo zhdukin aktet. Gjykata, kur çmon se një dokument i marrë është fals, pas përfundimit të procedimit njofton prokurorin duke i dërguar edhe dokumentin.

    Asnjë provë nuk ka vlerë të paracaktuar nga ligji. Gjykata, pas shqyrtimit të provave në tërësi, çmon vërtetësinë dhe fuqinë provuese të tyre, duke argumentuar arsyet ku është mbështetur për të krijuar bindjen e saj. Ekzistenca e një fakti nuk mund të nxirret nga indicjet përveçse kur këto janë të rëndësishme, të sakta dhe në përputhje me njëra-tjetrën.

    Ne cdo rast ju keshilloj te perfaqesoheni ne proces me Avokat, pasi ndjekja e procedures gjyqesore personalisht prej jush, mund te rezultoje e pamjaftueshme dhe e manget, e per pasoje e drejta e pretenduar prej jush mund te mos realizohet.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet