Ne vijim te pyetjes: bllokimi ne çertifikaten e pronesise

Pershendetje,

Faleminderit per pergjigjen tuaj. Ne vijim te pyetjes sime te meparshme: Une kerkoj te bej nje veprim juridik dhe ta rregjistroj ne kartelen e prones (ku jam bashkepronare) ne menyre qe ato (familjaret e mi qe jane edhe bashkepronare) mos te kene mundesi te veprojne sepse punojne me dokumente me firma te fallsifikuara…Une e kuptoj sugjerimin tuaj se neqoftese ata kane bere veprime te tilla duhet t’i ndjek ne rruge ligjore dhe gjyqesore …Por une dua nje zgjidhje te shpejte qe t’i ndaloje pa shkuar neper gjygje apo policira se e dime te gjithe se çfare heq po shkove deri atje …..A mund ta bej vete nje deklarate te thjeshte dhe ta dergoj per rregjistrim ne hipoteke, ku te deklaroj se pa prezencen time fizike mos te kryhet as nje veprim me pjesen time takuese te prones? Apo me duhet ta perpiloj kete deklarate para nje  noteri dhe ta dorezoje ne hipoteke per rregjistrim? …Ju flm serish.


Qytetari: S. A. Data: 13 November , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Ne vijim te pyetjes: bllokimi ne çertifikaten e pronesise”

  1. 1

    Pershendetje. Ju nuk mund te depozitoni nje deklarate te tille as te hartuar vete dhe as perpara noterit, pasi ne baze te Kodit Civil dhe ligjit per kadastren, mbi pronen ku ju jeni bashkepronar nuk mund te kryhet asnje veprim ligjor pa miratimin tuaj, te drejtperdrejte, apo nepermjet nje prokure. Pra kjo deklarate do te dublonte parashikimet ligjore, pasi kjo qe ju kerkoni eshte nje e drejte absolute e pronarit, pavaresisht perqindjes qe ka ai ne pronesi.
    Prandaj, sic ju kemi shpjeguar, ju se pari do te duhet te merrni informacion per veprimet e kryera nga familjaret tuaj, te kerkoni pavlefshmerine e tyre ne gjykate dhe nese eshte e nevojshme edhe bllokimin e prones duke vendosur sekuestro konservative.
    Nderkohe, paraprakisht ju mund te beni edhe nje kerkese drejtuar Drejtorit te Drejtorise Vendore te Agjencise Shteterore te Kadastres ku ndodhet prona juaj, per te bere bllokimin e prones, ne baze te nenit 27, pika a te ligjit 111/2018 “Per kadastren”, qe parashikon bllokimin e prones per 30 dite, “për të parandaluar një mashtrim ose veprim të padrejtë, që ka për qëllim kalimin e
    pronësisë në mënyrë të paligjshme”
    Urdhri i ndalimit të veprimeve kadastrale, në çdo rast, zgjat 30 ditë kalendarike, nga dita e lëshimit të tij. Pas këtij afati ai e humbet fuqinë e tij, nëse nuk është vendosur sigurimi i padisë nga gjykata.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet