Ne vijim te pyetjes: Afati per zbardhjen e vendimit gjyqesor

Pershendetje serish, ju falenderoj per pergjigjen tuaj.

Per te me saktesuar, afati per arsyetimin eshte 20 dite?
2. Muaji gusht a perllogaritet apo jo?
3. Nese gjyqtari nuk zbaton kete afat ku duhet te drejtohem?

Faleminderit edhe njehere,


Qytetari: M. H. Data: 20 August , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ne vijim te pyetjes: Afati per zbardhjen e vendimit gjyqesor”

  1. Pershendetje serish,

    Sipas nje arsyetimi interpretues te nenit 308 te K.Pr. Civile, ne procesin e dhenies se nje vendimi gjyqesor perfundimtar, gjyqtari ka dy alternativa:
    1- te shpalle vetem dispozitivin e vendimit dhe ta dorezoje vendimin e arsyetuar ne sekretari brenda 20 diteve, ose;
    2- te shtyje shpalljen e vendimit por brenda 20 diteve ta shpalle ate te arsyetuar (duke e dorezuar ate me pas menjehere ne sekretari).
    Pra, afati per zbardhjen e vendimit gjyqesor eshte jo me shume se 20 dite.
    Ne rast se nuk respektohen keto afate ligjore, atehere ju mund te ankoheni pra ILD-se (Inspektoriatit te Larte te drejtesise). Me shume informacion ne linkun https://ild.al/kontakt/. Ankesen mund ta dorëzoni nëpërmjet postës ose mund ta dërgoni me email në adresën: info@ild.al.

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet