Ne vazhdim te pyetjes “seanca gjyqesore”

Pershendetje serish znj. Avokate,

Faleminderit per pergjigjen e dhene. Pyetja ime eshte se ne rast se vendimi i gjykates merret diten e hene dhe gjykata vendos pranimin e kerkeses per perfitimin e ndihmes juridike dytesore, une duhet te pres deri kur gjykata te nxjerre vendimin (pra vendimin e arsyetuar ne flete) qe te kontaktoje avokatin per te hartuar kerkesepadine apo mund ta paraqes padine edhe pse nuk ka dal ende vendimi i arsyetuar  i gjykates?

E bej kete pyetje pasi e kam situaten qe dua ta paraqes padine pa filluar gjykata pushimet ne gusht. Faleminderit,


Qytetari: M. L. Data: 15 July , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ne vazhdim te pyetjes “seanca gjyqesore””

  1. 1

    Pershendetje,

    Vendimi i gjykatës (vendimi i zbardhur, dmth i arsyetuar) mbi kërkesën për ndihmë juridike dytësore i njoftohet menjëherë:
    a) kërkuesit;
    b) Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas;
    c) dhomës vendore të avokatisë, në rast se kërkesa për ndihmë juridike dytësore është miratuar.

    Në rast të pranimit të kërkesës për ndihmë juridike dytësore veprohet sipas rregullave të mëposhtme:
    a) dhoma vendore e avokatisë cakton një avokat nga lista e avokatëve që japin shërbimet e ndihmës
    juridike dytësore;
    b) dhoma vendore e avokatisë përcjell vendimin e gjykatës kompetente, së bashku me vendimin e saj
    mbi caktimin e avokatit, këtij të fundit dhe personit të cilit i është pranuar kërkesa për ndihmën juridike dytësore.
    Avokati i caktuar, menjëherë pasi njihet me vendimin e gjykatës kompetente dhe vendimin e dhomës vendore të avokatisë ose me vendimin e organit procedues mbi caktimin e tij si avokat për dhënien e ndihmës juridike dytësore, hyn në marrëdhënie me personin, të cilit i është pranuar kërkesa për ndihmë juridike dytësore dhe fillon dhënien e shërbimeve të kërkuara.

    Kjo eshte procedura qe ndiqet per caktimin e avokatit, procedure e cila eshte e rregulluar me ligjin 111/2017 “Per ndihmen juridike te garantuar nga shteti”. Sigurisht avokati do njihet me ceshtjen tuaj e cila edhe kjo merr nje kohe te caktuar deri ne perpilimin e kerkesepadise, sherbim i cili kerkohet ne rastin tuaj.

    Gjithsesi duhet te mbani parasysh se edhe gjate gushtit, asgje nuk ju pengon te depozitoni kerkese padine. Kete mund ta beni edhe nepermjet sherbimit postar.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet