Ne rastin e heqjes pergjegjesise prindrore

Pershendetje,
Psikologu gjate heqjes pergjegjesise prinderore ka rol vleresues apo asistues? Dhe a parapaguhet nga paditesi apo jo? Apo nuk ka tarife? Faleminderit,


Qytetari: L. L. Data: 17 October , 2020, Kategoria: Familjare.

One response to “Ne rastin e heqjes pergjegjesise prindrore”

  1. Pershendetje
    Psikologu ben vleresim dhe del me nje raport vleresues i cili praqitet ne gjykate.Si cdo ekspert i cdo fushe tjeter, roli i psikologut eshte orientues per gjykaten, por kurrsesi i detyrueshem per te. Gjykata vlereson dhe merr vendim duke u bazuar ne te gjithe provat ne teresi dhe jo vetem ne raportin e psikologut.
    Psikologu eshte nje profesion i lire dhe si i tille duhet te paguhet nga palet ne proces (te dyja palet nese bihet dakort) ose ne te kundert ne mungese te nje konsensusi te paleve, eshte e detyrueshme te paguhet nga paditesi.
    Psikologu ka te drejten te mos dorezoje raportin vleresues pa iu shlyer detyrimi.
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet