Ne lidhje me “Vertetimin e gjendjes gjyqesore”

Sipas nje vendimi nga Gjykata e rrethit gjyqesor Shkoder me vendim nr 1320 dt 04.07.2019 jam deklaruar fajtor per vepren penale “drejtim te automjeteve ne menyre te parregullt” sipas nenit te kodit penal nr 291. Gjykata me denon me 6 muaj burgim por sipas nenit 63 te kodit penal gjykata pezullon vendimin duke e zevendesuar ate me detyrimin qe te kryej 140 ore pune ne interes publik. Ne Vertetimin e Gjendjes Gjyqesore konsiderohem person i denuar. Sipas nenit 63 te kodit penal theksohet qe :- Pas perfundimit te punes, denimi konsiderohet i paqene.
Sipas kesaj pjese ne Vertetimin e Gjendjes Gjyqesore une duhet te figuroj i denuar edhe pse i kam perfunduar oret e punes qe Gjykata dhe Sherbimi i Proves me kane caktuar te bej? Faleminderit.


Qytetari: K. S. Data: 3 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ne lidhje me “Vertetimin e gjendjes gjyqesore””

  1. Pershendetje,

    Ne baze pikes a) te nenit 69 te Kodit Penal, ju do te konsideroheni i padenuar dhe rrjedhimisht deshmia juaj e penalitetit do te dale e paster, nese gjate dy vjeteve nga momenti i perfundimit te denimit tuaj ju nuk kryeni veper tjeter penale. Sipas te dhenave qe ju keni percjell, denimi juaj eshte konvertuar ne “sherbim komunitar”, dhe ne menyre qe ju te konsideroheni i padenuar duhet te plotesohen dy kushte, te kene kaluar dy vite nga momenti i perfundimit te denimit tuaj dhe ju te mos kryeni veper tjeter penale.

    Neni 69 pika a) i Kodit Penal parashikon konkretisht se:
    Quhen te padenuar
    a) ata që janë dënuar me burgim për një kohë gjer në gjashtë muaj ose me çdo dënim tjetër më të lehtë dhe që gjatë dy vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet