Ne lidhje me token qe me kane zene me force

Pershendetje!

Jam pronar i nje pasurie toke kullote, te cilen e kam edhe me certifikate pronesie. Token time e kane zene me force. Per kete problem iu drejtova bashkise qe e ka ne administrim, te cilet e njoftuan dhe u ballafaquam me pretenduesin qe ka zaptuar token. Zaptuesi i tokes time nuk ka dokumenta, por pretendon se e kam me kartat e vjetra dhe deri ketu u arrit nga institucioni perkates. Tani me thone drejtohu permbarimit se ne nuk kemi ca te bejme me. Ju lutem mund te me thoni rrugen qe duhet te ndjek? Nese duhet t’i drejtohem permbarimit a duhet fillimisht t’i drejtohem gjykates? Faleminderit.


Qytetari: A. t. Data: 5 December , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Ne lidhje me token qe me kane zene me force”

  1. Përshëndetje! Nisur nga informacioni qe keni dhënë ne pyetjen tuaj, në rast se pasurinë e dispononi me certifikatë pronësie dhe tokën tuaj e kanë zënë me forcë, vleresoj se duhet t’i drejtoheni gjykates per rivendosjen gjyqesisht te te drejtave tuaja civile te shkelura. Mjeti kryesor per mbrojtjen e te drejtes tuaj te pronesise ne kete rast eshte padia e kerkimit te sendit (rivendikimit) e parashikuar nga neni 296 i Kodit Civil. Kjo eshte padia e pronarit joposedues kundrejt poseduesit jopronar dhe permes ngritjes se kesaj padie ju kerkoni njohjen e pronesise mbi token dhe detyrimin e te paditurit (personit qe ju ka zene token) t’jua ktheje (liroje e dorezoje) sendin (token). Me pas, ne rast se gjykata pranon padine tuaj, vendimi dergohet per ekzekutim prane permbarimit. Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet