Ne lidhje me punesimin ne shtet

Pershendetje,

Jam i interesuar te di nese me lejohet te punesohem ne administrate publike. Po e prashtroj si me poshte problemin qe te kuptoni dhe te me jepni nje pergjigje te sakte dhe te plote.
1. Kam aplikuar per t’u punesuar si ekonomist Bashki dhe zyra shteterore. Kam mbaruar arsimin e larte dhe i plotesoje te gjitha kriteret e arsimit dhe kam vite eksperience.
2. Ne vitin 2019 jam denuar me vendim te formes se prere per vepren penale “ndertim i paligjshem”. E kam kryer denimin perkates te vendosur nga gjykata dhe kam 1 vit e gjysem qe jam qytetar i lire dhe pa asnje problem tjeter.

Problemi eshte se refuzohem gjithmone kur aplikoje per kete pozicione pune me arsyen sepse kam deshmine e penalitetit i denuar. Pyetja ime eshte:  A lejohen te punojne ne shtet personat e denuar qe e kane kryer denimin dhe nuk kane me probleme me shtetin?  Cfare parashikohet ne ligjin e punesimit per personat qe jane denuar dhe kane kryer denimin duke mos pasur me detyrime ndaj shtetit? A lejohet te punojne ne shtet apo jo kjo kategori e personave? Faleminderi,


Qytetari: A. H. Data: 24 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ne lidhje me punesimin ne shtet”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Ne nenin 21, germa “d” e Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, percaktohet se: Per pranimin në shërbimin civil (pozicionet per te cilat ju keni aplikuar), një kandidat duhet të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.
    Nderkohe, ne nenin 69 te Kodi Penal parashikohen rastet kur personat qe kane kryer denim quhen të padënuar. (instituti i rehabilitimit).

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet