Ne lidhje me procesin administrative ne gjykate

Kam nje proces administrative ne gjykate.  Situata e pandemise e shtyu si procedure. Si do njihet kjo periudhe kohore gjate se ciles nuk fuksiononin gjykatat?  Cilat jane efektet qe ka ky pezullim ne lidhje me procesin gjyqesor dhe ndikimin e mundshem ne te drejtat e mia si qytetar? Faleminderit,


Qytetari: K. S. Data: 24 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

3 responses to “Ne lidhje me procesin administrative ne gjykate”

  1. Pershendetje!

    Pezullimi nuk ka efekte apo ndikim ne te drejtat e tua perveç ne rastin se ke pasur nje kerkese per mase sigurimi per te cilen gjykata nuk eshte shprehur.
    Ne lidhje me periudhen qe eshte pezulluar, ligji procedurial parashikon qe gjyqi vijon ne momentin e pezullimit, pra do te vijoje aty ku eshte nderprere.

    Faleminderit.

  2. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Nga data e hyrjes ne fuqi te aktit normativ nr.9, dt 25.03.2020 deri ne perfundimin e gjendjes se epidemise do te pezullohen te gjitha afatet për ngritjen e padive, për paraqitjen e
    ankimeve, si dhe për kryerjen e çdo veprimi procedural në çështjet administrative. Kur afatet fillojnë gjatë periudhës së pezullimit, ato shtyhen deri në përfundimin e gjendjes së epidemisë.

    Faleminderit,

  3. Pershendetje,

    Me sa relatoni e veshtire te jepet pergjigje, por ne kete situate cdo afat eshte i nderprere.
    Per t’jua bere me te qarte situaten, po ju jap nje shembull: ne rast se ne proces gjyqesor ju kerkoni edhe interesat bankare per nje shume te caktuar financiare, e procesi ka zgjatur 12 muaj, ku ne kete periudhe eshte edhe afati 1 mujor i pandemise, interesat nuk llogariten per muajin e pandemise.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet