Në lidhje me procedurën e aplikimit per ndihme juridike

Përshëndetje!
Interesohem në lidhje me procedurën e aplikimit për përfitimin e ndihmes se ofruar nga shteti, përsa i përket përjashtimit nga tarifat gjyqësore për kategoritë e veçanta.
Ku behet plotesimi i formulareve – bëhet online, pranë ambjenteve të zyrave tuaja apo kërkesa së bashku me dokumentacionin mund të paraqitet direkt pranë gjykatës ku është ngritur çeshtja? Ju faleminderit!


Qytetari: A. P. Data: 7 December , 2020, Kategoria: Kerkese per ndihme juridike dytesore.

One response to “Në lidhje me procedurën e aplikimit per ndihme juridike”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:
    1

    Pershendetje,

    Ne cilesine e subjektit te kategorise se vecante sipas nenit 11 te ligjit 111/2017, ju mund te perfitoni ndihme juridike falas.
    Ne lidhje me proceduren qe duhet ndjekur, ju bejme me dije se fillimisht duhet te plotesoni dokumentacionin e nevojshem (ne rastin konkret çertifikate familjare, vertetimin mbi te ardhurat e KEMP-it, kopje karte identiteti etj), si dhe me pas do te vijohet me plotesimin e formulareve te posaçem: formulari per ndihmen dytesore; formulari per vetedeklarimin e kategorive te vecanta, si dhe formulari per perjashtimin nga pagesa e tarifave dhe shpenzimeve gjyqesore. Formularet mund t’i aksesoni ne linkun: https://juristionline.al/kerko-ndihme-juridike-dytesore/
    Plotesimi i tyre mund te behet edhe vete nga personi i interesuar, por do ju keshilloja qe ai te kryhet nepermjet asistences se punonjesve te specializuar te Qendrave ose Klinikave Ligjore per dhenien e ndihmes paresore.
    Pasi te keni plotesuar per sa me siper shpjegohet, kërkesa për dhënien e ndihmës juridike dytësore, se bashku me dokumentacionin justifikues, paraqitet nga personi i interesuar personalisht ose me anë të shërbimit postar pranë gjykatës, përpara fillimit të një procesi gjyqësor, në fillim të një procesi gjyqësor dhe/ose në çdo fazë të procesit gjyqësor, derisa nuk është deklaruar i mbyllur hetimi gjyqësor, sipas rregullave të parashikuara në legjislacionin procedural.
    Personi që gëzon të drejtën për ndihmë juridike dytësore, mund ta paraqesë kërkesën nëpërmjet një përfaqësuesi ligjor apo të pajisur me prokurë, ose nëpërmjet bashkëshortit/es, bashkëjetuesit/es ose një të afërmi të shkallës së parë.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet