Ne lidhje me pagesen e akt ekspertimeve

Pershendetje,

Kerkoj te me sqaroni ne lidhje me pagesen e akt ekspertimeve te kryera ne zbatim te vendimit te gjykates, per llogari te personave te verber. Jam eksperte ne procese gjyqesore. Cila eshte procedura per marrjen e  pageses ne lidhje me akt ekspertimin e kryer? Ju lutem, krahas procedures qe duhet te ndjek, a mund te me ndihmoni edhe me kontaktet e institucionit perkates prane te cilit duhet te drejtohem? Ju faleminderit,


Qytetari: B. U. Data: 13 October , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ne lidhje me pagesen e akt ekspertimeve”

  1. Pershendetje,
    Në lidhje me procedurën pagesës për shërbimin e ofruar iu vjenë në ndihmë udhëzimi nr. 6, datë 20.08.2019 ” Për rregullat dhe procedurat e kryerjes së pagesave të shpenzimeve gjyqësore, për të cilat është vendosurë përjashtim në rastin e dhënies së ndihmës juridike”. Në këtë udhëzim është përcaktuar se Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas kryen pagesat e shpenzimeve për ekspert, sipas përcaktimeve të legjislacionit procedurial, për të cilat gjykata ka vendosur përjashtim nga pagimi i shpenzimeve gjyqësore.
    Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas, kryen pagesat bazuar në vendimin Gjyqësor, sipas përcaktimit të udhëzimit nr. 4, datë 12.12.2012, të Këshillit të Ministrave “Për caktimin e masës së shpenzimeve dhe pagesave të ekspertve gjatë procesit gjyqësor”, i ndryshuar.
    Brenda 15 ditëve nga dita e shpalljes së vendimit nga Gjykata për përjashtim nga pagesa e shpenzimeve gjyqësore, duhet të paraqisni pranë Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas dokumente tatimore për shërbimet e ofruara dhe sipas rastit dokumentacionin vërtetues si:
    – Dokumentacionin tatimor për shpenzimet e transportit,
    – Dokumentin tatimor për shpenzimet e fjetjes,
    – Dokumentin me karakter vërtetues të vlerës së punës dhe vlerës së pagës,
    * Mosparaqitja nga ana juaj e dokumentit tatimor sipas legjislacionit në fuqi për tatimet përbën shkak për mos kryerjen e pagesave për shërbimet e ofruara.
    DNJF kryen pagesat e shpenzimeve gjyqësore, sipas radhës kronologjike të vendimeve të njoftuara dhe plotësuara me dokumentacion provues.
    Adresa e Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas: Rruga “JORDAN MISJA”, Njësia Bashkiake nr.9, Godina nr. 3, Tiranë.
    Adresa elektronike: DNJF@drejtesia.gov.al
    Faleminderit!

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet