Ne lidhje me pagen e mbajtur ne fillim te marredhenies se punes

Pershendetje,

Punoj ne nje biznes te madh dhe kemi perfituar paketen e pare. Jam hequr nga siguracioni ne fund te prillit, por gjithsesi e kam marr edhe pagen e luftes per prillin. Duke qene se jam hequr nga siguracioni i kerkoj punedhenesit likujdimin e nje rroge mujore qe mbahet kur kam hyr ne pune sipas kontrates.  Nese e le une punen (gje qe nuk e kam bere, por kam qendruar ne shtepi gjate pandemise) do me duhet ta lajmeroj nje muaj perpara qe ta rimarr pagen qe me mbahet. Une i kerkoj te me jape pagen duke qene se me ka hequr nga siguracioni me 28 prill dhe nuk me ka lajmeruar perpara. Sepse sipas tij nuk e paguan dot siguracionin meqe nuk jam ne pune, por ne shtepi.

Pyetjet e mia jane: A kam te drejte ta marr pagen qe kam lene ne fillim kur kam hyre ne pune? Dhe a ka te drejte te me kerkoje nje pjese nga paga e shtetit? Si duhet te veproj per ta marr ate page?

Dua te theksoj edhe se deklaron me shume page sesa marr realisht. Pasi punoj 6 ore, deklaroj 8 ore (kjo me te thene nga ana e tij, por kete nuk e kam te vertetuar se ne e-Albania dalin vetem datat dhe sigurimet shoqerore e shendetesore).
Ju faleminderit,


Qytetari: D. S. Data: 14 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ne lidhje me pagen e mbajtur ne fillim te marredhenies se punes”

  1. 1

    Pershendetje,

    Mbajtja e pagese qe ju eshte bere nga punedhenesi ne fillim te marredhenies se punes eshte e kundraligjshme, pra ky veprim nuk duhet te ishte bere fare dhe ju nuk duhet ta kishit pranuar. Duke qene se tashme, ka ndodhur, ju keni te gjithe te drejten tuaj qe te kerkoni pagen per punen qe keni kryer. Per kete mund t’i paraqisni nje kerkese me shkrim ish punedhenesit tuaj, te derguar nepermjet sherbimit postar, apo adreses elektronike (e-mailit),
    Ish punedhenesi juaj nuk ka te drejte qe t’ju kerkoje pjeserisht apo teresisht ndihmen financiare qe keni perfituar nga shteti (pagen e luftes). Ajo eshte nje ndihme qe shteti e ka adresuar ne menyre specifike per t’u ardhur ne ndihme punemarresve.
    Nese keni dyshime se paga qe keni marre eshte me e vogel se paga e deklaruar ne sigurimet shoqerore kete mund ta konfirmoni ne e-albania. Vertetimi i deklarimit te sigurimeve, ka nje seksion ku percaktohet edhe paga mbi te cilen jane derdhur kontributet e sigurimeve shoqerore dhe shendetesore.
    Nese ju jeni larguar nga puna pa respektuar dispozitat e Kodit te Punes per proceduren dhe periudhen e njoftimit, ju serisht keni te drejte te kerkoni ne gjyakte pagesen e demshperblimit perkates, ne varesi te kohezgjatjes se periudhes se punes.
    Nese ish punedhenesi nuk pranon qe t’ju paguaje vullnetarisht pagen e mbajtur, kerkon qe t’ju mbaje pjeserisht ndihmen financiare, apo ka detyrime kundrejt jush per shkak te mosperputhjes se pages me deklarimin, ju keni dy rruge ligjore qe mund te ndiqni: Ti drejtoheni gjykates; te beni nje ankim prane Inspektoriatit te Punes.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet