Ne lidhje me pagen e luftes

Pershendetje, kam punuar prejt 11.11.2019 deri nde taten 10 mars te kti viti me pas me rastin e korona virusit deri me.daten 18 maj deri me daten 25 maj kam qen ne pun pas dates 25 maj me.ka hequr nga puna pronari pa as edhe nje lloj pergjegjesie plus skam mar as leket e karantines pasi pronari na mbante ne te zez, jo nga deshira jo por nga ana e ati pasi na thoshte qe ju kam siguruar. Un atu kam punuar guzhnjer dhe rroga ime ka qen 40 mij leke te rej ,ju lutem nese mund te bej dicka pasi skam len zyr pa informuar per pjesen e pages se luftes dhe as kush nuk i ka mar parasysh gjerat, ju faleminderit


Qytetari: S. H. Data: 15 July , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ne lidhje me pagen e luftes”

  1. Pershendetje
    Se pari ju sqarojme se afati per te aplikuar per pagen e luftes ka perfunduar.
    Se dyti, punonjesit qe kane punuar ne te zeze nuk kane qene perfitues te pages se luftes.
    Se treti po ju informojme se sipas VKM 305/2020 e ndryshuar eshte percaktuar :
    1. Dhënie ndihme financiare prej 40 000 (dyzet mijë) lekësh për të punësuarit në subjektet me të ardhura vjetore mbi 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, që kanë mbyllur aktivitetet sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilët kanë qenë në punë në datën e hyrjes në fuqi të këtyre urdhrave.
    2. Dhënie ndihme financiare, prej 40 000 (dyzet mijë) lekësh, për ish-të punësuarit në subjektet që janë lejuar të kryejnë aktivitetet ose janë mbyllur sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilët janë larguar nga puna nga data 1 mars 2020 deri në datën 17 maj 2020.”.
    3. Dhënie ndihme financiare prej 40 000 (dyzet mijë) lekësh për të punësuarit në subjektet me të ardhura vjetore deri në 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, që janë lejuar të kryejnë aktivitetet sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilët kanë qenë në punë deri në datën e hyrjes në fuqi të urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
    4.Dhënie ndihme financiare prej 40 000 (dyzet mijë) lekësh për punonjësit e subjekteve, persona fizikë ose juridikë, që ushtrojnë aktivitetin si struktura akomoduese, të cilët figurojnë në listëpagesa deri në datën e urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet