Ne lidhje me pagen e luftes

Jam nderprere nga puna me dt 13 mars 2020. Ka bere pronari aplikim per pagen e luftes dhe me thote qe eshte refuzuar, punoj ne nje servis celularesh. Cfare me sugjeroni te bej? Faleminderit


Qytetari: J. H. Data: 30 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Ne lidhje me pagen e luftes”

  1. Pershendetje,

    Nese ju keni aplikuar per perftimin e ndihmes financiare prej 40.000 leke, sipas paketes nr.2 dhe kerkesa kuaj eshte refuzuar, atehere ju bejme me dije se keni mundësi të paraqisni Formularin e ankesës (Formati 1 për subjekte dhe Formati 2 për individë), përmes kanaleve të komunikimit, të vëna në dispozicion nga Drejtoria e Përgjjthshme e Tatimeve.

    Ne vijim po ju dergojme linkun ku ju mund te gjeni informacion me te hollesishem: https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1379/trajtimi-i-ankesave-per-paketen-e-ndihmes-financiare-2-menyra-se-si-duhet-te-aplikoni

    Faleminderit

  2. Pershendetje,

    Lidhur me aplikimet per paketen e pare te ndihmes financiare, ne rastet e refuzimit, ju kishit te drejten e ankimit prane Drejtorise Rajonale Tatimore perkatese, e cila eshte kompetente ne baze te vendit te ushtrimit te aktivitetit te punedhenesit tuaj. Afati i ankimit ka qene data 29 prill 2020. Nese keni paraqitur ankim, do te prisni pergjigjen perkatese.

    Nese nuk keni bere ankim, ose nese serish ankesa refuzohet, administrata tatimore ka detyrimin qe te marre ne shqyrtim rastin tuaj per paketen e dyte te ndihmes financiare. Per kete nuk eshte e nevojshme qe ju te beni aplikim te ri.

    Per cdo informacion mund te komunikoni me drejtorite rajonale tatimore perkatese, te cilat i gjeni ne adresat: https://www.tatime.gov.al/d/8/45/45/1385/29042020-perfundon-afati-i-paraqitjes-se-ankesave-te-individeve-subjekteve-per-paketen-i-re-te-perfitimit-te-ndihmes-financiare

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet