Ne lidhje me nje ceshtje penale- Gjykata e Strasburgut

Pershendetje

Jetoj prej 5 vitesh në Gjermani. Burrin e kam të sëmurë prej dy vitesh. Kur mu sëmure burri i kërkova  djalit të madh të vinte këtu të më ndihmonte sepse unë doja mos të shkëputesha nga puna. Djali u nis me autobus dhe në Kroaci e kane ndalur dhe i kane thene që kërkohej nga shteti gjerman. Ndenji gati 1 muaj në Kroaci dhe pastaj e ka tërhequr shteti gjerman dhe i është komunikuar që nje person nga Kosova e ka paditur si bashkëpunëtor në një grabitje. Sot djali im po vuan dënimin për nje krim që nuk e ka bere. Në daten që mendohet të jetë kryer vepra penale djali im ka qene në Francë dhe madje ka dokument që e vërtetojnë këtë, si dhe persona që e deshmojne. Gjykata ka marre për bazë vetëm fjalën e nje personi dhe nuk ka asnjë provë. A mundemi ta dërgojmë kete çeshtje në gjykaten e Strasburgut?Jam në pritje të një përgjigje nga ju. Ju faleminderit. G.A nga Gjermania


Qytetari: G. A. Data: 25 October , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ne lidhje me nje ceshtje penale- Gjykata e Strasburgut”

  1. 2

    Pershendetje. Cdo vendim i nje gjykate te nje vendi anetar te Keshillit te Evropes, ku ben pjese edhe Gjermania, mund te dergohet prane Gjykates Europiane te te Drejtave te Njeriut ne Strasburg. Ankimi mund te behet si nga nje shtetas i vendit, ashtu edhe persona te huaj, apo pa shtetesi. I vetmi kusht eshte qe me pare te ezaurohen te gjitha mjetet e ankimit te brendshem, pra duhet qe edhe gjykata me e larte ne Gjermani te jete shprehur me nje vendim, dhe nese ju mendoni se ky vendim eshte ne kundershtim me Konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut, persa i perket nje procesi te rregullt ligjor, atehere mund te beni ankim prane GJEDNJ.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet