Ne lidhje me ndjekjen penale

Pershendetje,

Kam nevoje per keshillen tuaj ne lidhje me rastin me poshte.

Me fillim te ketij muaji fqinji im godet me leve hekuri kollonat e baneses. Ishte ne gjendje te dehur, mendoj se e ka bere me qellim pasi nuk eshte hera e pare qe e perserit kete veprim.  Ne rastet me pare ka perdorur edhe fjalor ofendues. Une shkova ta ndaloj heren e fundit, po ai tentoj te me godase me leve.
Lajmerova policine e cila erdhi menjehere ne vendngjarje dhe e gjeti personin duke goditur kollonat. Policia na shoqeroje te dyve ne komisariat mua. Prona e sulmuar eshte ne proces legalizimi.
Oficeret e policise me dhane nje deklarate ku pershkrova te gjithe ngjarjen e ndodhur.  Ne fund me  thane te shkruaja qe djali i personit ne fjale deklaroj dhe ram dakort qe babaj i tij nuk do ta perseriste me kete veprim.

Per sa me siper, pyetjet e mia jane:
1. A duhet policia ta procedonte kete person per vepren penale te shkaterrimit te prones?
2. Deklarata e dhene nga ana ime a e perjashton nga pergjegjesia penale?
3. A mund te bej serish kallezim ne polici apo prokurori dhe si mund ta bej?
4. Po shkaktim demi ku mund te kerkoj ne gjykaten civile apo penale dhe si?

Ju lutem per nje pergjigje shteruese dhe ndihmuese sesi mund te ve ne vend te drejtat e mia qe jane cenuar nga vepra penale ne fjale. Faleminderit,


Qytetari: E. D. Data: 15 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Ne lidhje me ndjekjen penale”

  1. Pershendetje!

    Ne lidhje me problematiken qe ju parashtroni, pa kerkuar te futem ne analize nese fakti qe ka ndodhur, goditja e kollonave te nderteses dhe kercenimi i personit tuaj me leve hekuri nga fqinji, perben apo jo veper penale pasi keto elemente duhet te vleresohen nga organi i prokurorise dhe ne vijim gjykata kompentente mbi baze te pasojave materiale te shkaktuara nga veprimet konkrete, do te doja t’ju beja me dije te drejtat tuaja duke i analizuar ne raport me pyetjet qe keni shtruar.

    1. A duhet policia ta procedonte kete person per vepren penale te shkaterrimit te prones?
    – Si rregull oficeret e policise duhet te kene referuar elementet e faktit ne prokurori. Juve ju njihet e drejta bazuar ne nenin 279/a teKodit Procedure Penale te kerkoni informacin ne organin e prokurorise. Per te patur siguri ushtroni nje kerkese per informacion.

    2. Deklarata e dhene nga ana ime a e perjashton nga pergjegjesia penale?
    – Elementet e faktit qe ju referoni nuk jane nga ato veprime per te cilat ndjekja penale behet kryesisht nga organi prokurorise, por kerkohet domosdoshmerisht ankimi i viktimes. Ne opinionin tim deklarata e bere nga ju, do te jete nje nga provat e hetimit te prokurorise dhe do te vleresohet nga gjykata ne raport dhe me provat e tjera nese çeshtja do te shkoje ne gjykate.

    3. A mund te bej serish kallezim ne polici apo prokurori dhe si mund ta bej?
    – Ne eventualitetin qe veprimet e ndermara nga oficeret e policise jane referuar prane organit te prokurorise, dhe prokuroria ka vepruar sipas ligjit (pavaresisht se cfare mund te vendose prokuroria si per shembull mosfillim procedimi ) çdo kallezim qe ju mund te beni mbi te njejtin fakt nuk do te sillte benefite per ju, pasi prokuroria do te referohen ne perfundimet e para te nxjera nga ky organ. Gjithesesi nese do te veproni sipas pikes 1 me lart dhe merni pergjigje zyrtare qe nuk ka kallzim/procedim ju mund te veproni ne drejtim te nje kallzimi ndaj fqinjit tuaj qe tenton t’ju shkaterroje pronen. Kallzimi mund te ushtrohet si para organit te policise ashtu dhe drejteperdrejt ne prokurori.

    4. Po shkaktim demi ku mund te kerkoj ne gjykaten civile apo penale dhe si?
    – Kerkimi i demit te shkaktuar mund te kryhet ne te dy gjykatat. Ne gjykaten penale, bazuar ne nenet 61 e vijue te Kodit Procedure Penale, kerkesa duhet te behet perpara se te filloje shqyrtimi gjyqesor nese ceshja shkon per gjykim. Viktima (ju ne rastin konkret) keni te drejte te kerkoni dhe sigurimin e padise nepermjet sekuestrimit te pasurive te te pandehurit. Ne rast se gjykata pranon gjykimin e shkurtuar padia juaj civile ndahet dhe percillet ne gjykate civile per tu gjykuar ne momentin qe per çeshtjen penale te jete dhene nje vendim i formes se prere. Ju mund te zgjidhni te ushtron padine e demit dhe direkt ne gjykaten civile duke brenda afateve ligjore perkatese.

  2. Pershendetje!
    Per sa relatoni ne pyetjen tuaj, i kallzuari nga ana e juaj duhej te ishte proceduar, nisur edhe nga fakti ju jeni paraqitur ne rajonin e policise dhe jane kryer disa veprime te caktuara proceduriale.

    Per te marre informacion zyrtar mbi statusin/ecurine e procedimit mbi kete çeshtje, ju keshilloj qe te beni nje kerkese per informacion ne Komisariatin e Policise, ku keni deklaruar diten e ngjarjes dhe ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor te vendit te ngjarjes. Ne kerkese pershkruani ngjarjen e ndodhur, daten, emrat e personave te perfshire etj, si dhe interesin tuaj si pale per t’u informuar ne lidhje me statusin e kesaj ceshtjeje. Ne varesi te pergjigjes se kthyer nga institucionet mund te vleresohen hapat e metejshem! Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet