Ne lidhje me ndihmen juridike per perfaqesim ne gjykate

Pershendetje,

Kam nevoje per ndihme juridike per t’u perfaqesuar ne gjykate, pasi kam nje problem me nje permbarues qe me ka sekuestruar nje pjese te pages. Por une nuk kam te ardhura te tjera pervec punes. Si mund te perfitoj nga ndihma juridike falas ne gjykate? Faleminderit,


Qytetari: D. M. Data: 15 December , 2020, Kategoria: Kerkese per ndihme juridike dytesore.

One response to “Ne lidhje me ndihmen juridike per perfaqesim ne gjykate”

  1. Pershendetje,

    Perfitues te sherbimit ligjor falas jane te gjitha kategorite e percaktuara ne nenin 11 dhe 12 te ligjit 111/2017 “Per ndihmen juridike te garantuar nga Shteti”.

    Ne vijim po ju pasqyrojme kategoritë e veçanta të përfituesve të ndihmës juridike falas.
    Ndihma juridike i ofrohet personave të mëposhtëm, pavarësisht të ardhurave dhe pasurisë së tyre:
    a) viktimave të dhunës në familje;
    b) viktimave të abuzuar seksualisht dhe viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore, në çdo fazë të
    procedimit penal;
    c) viktimave të mitur dhe të miturve në konflikt me ligjin, në çdo fazë të procedimit penal;
    ç) fëmijëve, të cilët jetojnë në institucionet e përkujdesjes shoqërore;
    d) fëmijëve nën kujdestari, të cilët kërkojnë të nisin një proces pa miratimin e kujdestarit të tyre ligjor ose kundër kujdestarit të tyre ligjor;
    dh) personave që përfitojnë nga pagesa për aftësinë e kufizuar, në përputhje me legjislacionin në fuqi për ndihmën dhe shërbimet shoqërore, duke përfshirë edhe personat që përfitojnë nga statusi i të verbrit;
    e) personave, të cilët i nënshtrohen trajtimit të pavullnetshëm në institucionet e shërbimit të shëndetit mendor, sipas dispozitave të legjislacionit në fuqi për shëndetin mendor;
    ë) personave, të cilët i nënshtrohen trajtimit vullnetar në institucionet e shërbimit të shëndetit mendor për sëmundjet e rënda mendore;
    f) personave, ndaj të cilëve kërkohet heqja ose kufizimi i zotësisë për të vepruar, në çdo fazë të këtij procesi;
    g) personave, të cilëve u është hequr ose kufizuar zotësia për të vepruar, që kërkojnë të nisin një
    proces kundër kujdestarit të tyre ligjor, për rifitimin e zotësisë për të vepruar, pa miratimin e kujdestarit ligjor;
    gj) personave, të cilët janë përfitues të skemave të mbrojtjes sociale;
    h) personave, të cilëve u është cenuar e drejta nëpërmjet një veprimi ose mosveprimi që përbën diskriminim, bazuar në vendimin e organit kompetent, sipas legjislacionit në fuqi për mbrojtjen nga
    diskriminimi.

    Gjithashtu perfitues te sherbimeve ligjore falas jane dhe kategorite e individeve me të ardhura dhe pasuri të pamjaftueshme. Të ardhurat e një personi, i cili jeton në një familje, konsiderohen të pamjaftueshme, nëse të ardhurat në total të të gjithë pjesëtarëve të familjes, të pjesëtuara për numrin e anëtarëve të familjes, janë më të ulëta se 50 për qind e pagës minimale mujore të përcaktuar sipas legjislacionit në fuqi.

    Nese jeni ne kushtet si me siper, ju mund te paraqiteni prane Qendrave tona ose Klinikave te Ligjit, ne menyre qe te asistoheni ne plotesimin e formulareve tip, si dhe te merrni udhezimet mbi dokumentacionin qe duhet te plotesoni. Formularet per aplikimin per perfitimin e ndihmes juridike dytesore mund t’i aksesoni ne seksionin perkates te platformes “juristionline.al” ne linkun me poshte: https://juristionline.al/kerko-ndihme-juridike-dytesore/

    Me pas, i gjite dokumentacioni i nevojshem bashkelidhur formulareve, duhet te depozitohen ne gjykate dhe do jete gjykata ajo qe do shprehet nese ju takon apo jo avokati falas, ne perputhje me vleresimin ne teresi te percaktimeve ligjore dhe dokumentacionit provues qe do te paraqisni.

    Per me shume informacion mund te konsultoheni me ligjin nr.111/2017, te cilin mund ta gjeni ne linkun ne vijim http://drejtesia.gov.al/wp-content/uploads/2019/02/LIGJ-nr.-111-2017-date-14.12.2017.pdf

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet