Ne lidhje me mundesine per t’u ripunesuar ne te njejten kompani

Pershendetje,

Une kam punuar ne nje kompani dhe kam patur kontrate pune deri me 30 qershor. Menaxheri i kesaj kompanie nuk ma vazhdoj kontraten e punes pa asnjefare arsye. Pra, vete deshi te me largoje nga puna. Por punedhenesi pas nje muaji e kishte larguar ate menaxherin. Tani a kam une te drejte te kerkoj serish te punesohem ne ate kompani? Nuk kam nenshkruar kontrate me kompanine ne fjale, por thjesht desha te di se cfare mund te bej ne te tilla kushte? Shume faleminderit per ndihmen.


Qytetari: s. h. Data: 8 August , 2020, Kategoria: Pune.

One response to “Ne lidhje me mundesine per t’u ripunesuar ne te njejten kompani”

  1. Pershendetje,

    Kodi i Punes percakton ne nenin 149 te tij se “Kontrata e punes me afat te percaktuar perfundon ne kohen e percaktuar, pa zgjidhje paraprake”. Pra, nese kontrata ka qene me afat atehere ajo ka perfunduar ne afatin e percaktuar ne te dhe punedhenesi nuk ka qene i detyruar t’ju njoftoje paraprakisht. Situata eshte ndryshe ne rast se midis jush dhe punedhenenesit (kompanise) kane qene lidhur disa kontrata te njepasnjeshme me afat te caktuar, por jo me pak se tre vjet. Ne kete rast, mosriperteritja e kontrates se fundit nga ana e punedhenesit vleresohet si zgjidhje e kontrates me afat te pacaktuar dhe punedhenenesi eshte i detyruar te respektoje proceduren dhe afatin e njoftimit. (neni 151 i Kodit te Punes).

    Sigurisht qe ju mund te shprehni interesin per t’u ripunesuar prane kompanise ne fjale, kerkese e cila do vleresohet nga kompania ne varesi ne performaces tuaj te meparshme, vendeve te lira te punes ne dispozicion ne momentin e aplikimit tuaj, si dhe kritereve te tjera ne lidhje me pozicionin e punes. Ne aspektin ligjor, nuk ka asnje pengese qe ju te ripunesoheni serish ne te njejten kompani ku keni punuar me perpara.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet