Ne lidhje me moskthimin e pergjigjes nga RNSH-MD

Pershendetje,

Kam aplikuar me shkrese prane Ministrise se Drejtesise qe me date 18.08.2020 tek RNSh, ku kerkoj informacion ne lidhje me prokurat qe jane leshuar ne emrin tim per vitet 2017, 2018, 2019.  Une kam leshuar disa prokura ne favor te familjareve, por nuk me kane dhene asnje kopje te tyre dhe per me teper dyshoj se familjaret e mi kane bere edhe prokura te tjera fallco ne emrin tim.

Duke qene ne nje situate kritike, ju drejtova RNSh-se ne Ministrine e Drejtesise, por kjo e fundit nuk me jep pergjigje. Jam interesuar disa here dhe se fundmi bera edhe nje kerkese tjeter, te cilen po jua dergoj me foto. U bene tre muaj qe pres pergjigjen dhe ato nuk duan te japin pergjigje. Ju lutem kujt duhet t’i drejtohem ne Ministri per kete problem? Dua te di emrat e notereve dhe aktet me te cilat jane kryer veprimet juridike ne emrin tim. Ju faleminderit,


Qytetari: K. T. Data: 21 November , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ne lidhje me moskthimin e pergjigjes nga RNSH-MD”

  1. Pershendetje. Ministria e Drejtesise nuk i disponon prokurat qe mund te jene leshuar ne emrin tuaj. Prokura leshohet prane Noterit dhe eshte noteri ai i cili ruan nje kopje te prokures. Pra ju duhet t’i drejtoheni me kerkese noterit ku keni firmosur per prokuren. Nese prokura eshte perdorur per te transferuar pasuri te paluajtshme, atehere ajo eshte depozituar prane Regjistrit te Pasurive te Paluajtshme. Ju mund te aplikoni prane drejtorise vendore te Agjencise Shteterore te Kadastres per te kerkuar informacion per kontratat e lidhura. Me ane te kontratave te tjetersimit, ju jeni ne gjendje qe te identifikoni prokuren e perdorur.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet