Ne lidhje me martesen

Pershendetje

Une jam martuar ne vitin 1992 dhe kam qene 17 vjece. Duke qene se ne vitin 1992 kam qene e martuar dhe me nje femije, a kam te drejta pronesore sipas ligjit edhe pse kam qene 17 vjece (jo ne moshe madhore)? Me njeh ligji kete te drejte? Faleminderit,


Qytetari: V. H. Data: 11 October , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ne lidhje me martesen”

  1. 2

    Përshëndetje,

    Sipas Kodit Civil te 1981, ne fuqi ne kohen qe ju referoni, cdo person mund te perfitoje pasuri, pavaresisht moshes se tij apo statusit martesor. Te njejtin parashikim ka edhe Kodi Civil aktual.
    Per me tej, sipas te njejtit Kod Civil çdo gjë që bashkëshortët kishin fituar gjatë martesës është pasuri e përbashkët [në bashkëpronësi] duke përfshirë këtu edhe pasurinë e fituar me trashëgim e dhurim (ndryshe nga kodi civil aktual i cili perjashton dhurimin dhe trashegimine)
    Kodi i Familjes i vitit 1982 (ne fuqi ne kohen qe ju referoni) lejonte martesat e vajzave ne moshen 16 vjec.
    Nga ana tjeter, sipas Kodit Civil te vitit 1981 (ne fuqi ne kohen qe ju pyesni) me lidhjen e marteses, pavaresisht te qenit minorene, gruaja fitonte zotesi te plote per te vepruar. Ne kuptim te ushtrimit te te drejtave, zotesia e plote per te vepruar barazohet me te qenit madhor. Pra sipas Kodit Civil 1981, me martese gruaja edhe pse minorene, konsiderohej “madhore”.
    Pra, vleresojme se ju keni te drejta pasurore.

    Faleminderit!

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet