Ne lidhje me lejen vjetore (Kodi Punes)

Pershendetje,

Punemarresi jep doreheqjen dhe nuk respekton procedurat per njoftimin e punedhenenit, por nuk e ka konsumuar lejen vjetore qe i takon sipas diteve qe ka punuar. Ne nje situate te tille, a duhet t’i paguhet leja vjetore punemarresit ne rast se ai eshte ne shkelje?

Faleminderit,


Qytetari: P. B. Data: 25 October , 2021, Kategoria: Marredhenie pune.

One response to “Ne lidhje me lejen vjetore (Kodi Punes)”

  1. 1

    Pershendetje. Pagesa e lejes takuese vjetore ne rast te zgjidhjes se marredhenieve te punes, nuk eshte e lidhur me respektimin e afatit, apo te procedures nga secila prej paleve qe i jep fund kontrates. Pra punedhenesi eshte i detyruar t’i paguaje punemarresit lejen vjetore, pavaresisht se ai nuk ka respektuar afatin e njoftimit per zgjidhje te kontrates. Cdo pretendim per dem qe punedhenesi mund te kete duhet ta ngreje ne gjykate dhe nuk mund te veproje me llogaritje te bera nga ai vet.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet