Ne lidhje me legalizimin e baneses

Pershendetje,

Familja ime disponon një godinë 2- katëshe në Njësinë Administrative Bërzhitë. Ky ndërtim është në proces legalizimi, por kati i parë është ndërtesë që para viteve ’90. Theksoj që ndërtesa e parë është prishur dhe godina 2-katëshe aktuale është ndërtuar nga e para. Kërkesën për legalizimin e katit të dytë ështe në emrin tim. Ndërsa kati i parë është në emër të mamasë sime. Ju lutem më thoni specifikisht cila është rruga që duhet ndjekur që leja e legalizimit të dali në një emër? Faleminderit paraprakisht!


Qytetari: B. J. Data: 12 February , 2021, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Ne lidhje me legalizimin e baneses”

  1. Pershendetje

    Procedura e legalizimit kryhet për subjektin që, sipas rastit, është aplikuesi për legalizim. Nese deshironi te qe leja e legalizimit te dale ne emer te nje personi te vetem, atehere do te duhet t’ia njihni personit tjeter (nga mamaja tek ju ose anasjelltas) të drejtat mbi ndërtimin pa leje nëpërmjet:
    – nje veprimi juridiko-civil me akt noterial, për kalimin e së drejtës së legalizimit;
    – ose deklaratës noteriale së aplikuesit, për njohjen e të drejtave të të tretit mbi ndërtimin.
    Ky dokumentacion dorëzohet nga subjektet përpara përfundimit të procedurave administrative të miratimit të aktit të legalizimit.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet