Ne lidhje me kryerjen e punimeve ne banese

Jemi banore te Njesise Bashkiake Nr.2 ne Tirane. Adresa: Rruga “Mihal Grameno”. Duke perfituar nga koha e mire planifikuam ne familje kryerjen e disa punimeve riparimi ne banese. Keshtu: 1. Riparimin e taraces (hidroizolimi i saj); 2. Riparimi i suvase se brendeshme dhe lyerje ; 3. Zevendesim i pajisjeve hidrosanitare.

Nga infot e Bashkise Tirane mora vesh se per keto punime nuk aplikohet per deklarim paraprak per kryerjen e punimeve. PYETJA JONE: A eshte e nevojshme qe te lajmerohet gjithesesi nje institucion zyrtar per kete ceshtje? Nese Po, kush eshte ai ?

Gjithe te mirat dhe me respekt,


Qytetari: A. S. Data: 1 July , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ne lidhje me kryerjen e punimeve ne banese”

  1. Pershendetje,

    Per kryerjen e punimeve vetem dy jane procedurat ligjore, aplikimi per leje ndertimi, si dhe njoftimi i deklarates. Punimet qe ju planifikoni te kryeni jane te perfshira ne nenin 6 te Rregullores per Zhvillimin e Territorit dhe per to nuk ka nevoje te ndiqni asnje procedure te vecante. Elementi kryesor qe juve duhet te beni kujdes ne kete rast, eshte te mos keni ndryshime ne strukturen e brendshme, apo te jashtme te objektit. Per me shume, po ju veme edhe nenin perkates te Rregullores, per te qene me te qarte.

    Neni 6
    Ndërhyrje që nuk kërkojnë pajisjen me leje ndërtimi
    Pa përjashtuar detyrimin e respektimit të dispozitave të parashikuara nga kuadri ligjor në fuqi për veprimtaritë ndërtimore, përfshirë, në mënyrë të veçantë, sa i përket qëndrueshmërisë antisizmike, mbrojtjes kundër zjarrit, ruajtjes së sigurisë dhe higjienës shëndetësore, ndërhyrjet e mëposhtme kryhen pa pajisje me leje ndërtimi:
    a) Ndërhyrje të mirëmbajtjes së zakonshme, sipas nenit 2, të kësaj rregulloreje, që përfshijnë:
    i) ndërhyrje të jashtme për riparimin dhe zëvendësimin e rifiniturave të jashtme të ndërtesave, me kusht që të ruhen karakteristikat origjinale të tyre, si vijon:
    – rifreskimi i lyerjes, suvatimit dhe veshjes së fasadave me materiale që kanë karakteristika dhe ngjyra të njëjta me ato ekzistuese;
    – pastrimi i fasadave;
    – riparimi dhe zëvendësimi i dritareve dhe dyerve, qepenave dhe vitrinave (duke përfshirë përdorimin e materialeve të ndryshme), pa ndryshuar karakteristikat e tilla si forma, ngjyra, dizajni dhe dimensionet e pjesëve të hapura dhe transparente;
    – zëvendësimi i pjesshëm i mbulesës së çatisë, pa ndonjë ndryshim të formës, pjerrësisë dhe karakteristikave të veshjes;
    – riparimi dhe zëvendësimi i ulluqeve dhe oxhakëve, edhe me materiale të ndryshme;
    – riparimi i ballkoneve, tarracave dhe basamakëve apo barrierave mbrojtëse;
    – vendosja e hekurave mbrojtës në dritare;
    – vendosja e tendave të diellit dhe rrjetave kundër mushkonjave;
    – lëvizja e shtresave të sipërme të oborreve;
    – riparimi i rrethimeve ekzistuese.
    ii) ndërhyrje të brendshme:
    – riparimi dhe rinovimi i dyshemeve;
    – riparimi dhe restaurimi i suvasë, veshjeve dhe ngjyrave;
    – riparimi dhe rinovimi i dyerve dhe dritareve, përfshirë vendosjen e xhamave të dyfishtë.
    iii) ndërhyrje në impiante higjieno-sanitare:
    – veprat e riparimit dhe zëvendësimit të pajisjeve higjieno-sanitare dhe riparimet e impiantit;
    b) Punimet për eliminimin e barrierave arkitektonike dhe përshtatjen e ndërtesave për personat me aftësi të kufizuara;
    c) Lëvizjet e dheut që lidhen, në mënyrë të posaçme, me ushtrimin e veprimtarisë bujqësore ose blegtorale, përfshirë ndërhyrjet në impiante hidraulike bujqësore.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet