Ne lidhje me DPTTV Tirane

Pershendetje,

Ne jemi 10 bashkpronare te nje trualli, te cilin e jep me qira nje subjekt ku jane pjese 10 bashkepronaret e truallit. Ne QKR jane rregjistruar dhenie toke me qira sipas vertetimit hipotekor, ku bejme pjese ne te gjithe bashkepronaret. Problemi eshte sepse familjaret e mi (bashkepronaret e tjere te prones) mua nuk me tregojne asgje dhe kryejne veprime mbi pronen pa dijenine dhe miratimin tim. Dhe per kete arsye, une interesohem per te marre informacion nga zyrat e shtetit ne lidhje me veprimet qe kryhen mbi pronen.

Ne momentin qe interesohem ne lidhje me taksat vendore mbi kete pasuri (taksa e truallit), nuk me japin informacion dhe me bejne presion qe po dorezova nje certifikate pronesie qe disponoj, do me pervishen familjaret sepse do te duhet te paguhet takse me teper qe nga viti 2016, se bashku me gjobe.  Mire nga familjaret, por dhe nga punonjesit e shtetit nuk po gjej zgjidhje sepse bashkepunojne me kete subjekt qe te fshehin taksat dhe duke mos me dhene informacionin qe kerkoj. I shkruaj e-mail ketyre te taksave i fshijne dhe nuk me kthejne pergjigje. I kam shkruajtur edhe bashkeqeverisjes dhe po pres pergjigje.

Ju lutem, a ka ndonje institucion qe monitoron keto te drejtorise se pergjithshme te taksave dhe tarifave ne Bashki?  Nuk e di ku te ankohem se jane te gjithe te korruptuar. Jua kam adresuar disa here problematiken time qe kam me bashkepronaret e tjere te truallit.  Ju lutem me udhezoni sesi te veproj pasi ndodhem ne nje gjendje te veshtire nga kjo situate. Ju faleminderit,


Qytetari: s. t. Data: 25 August , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ne lidhje me DPTTV Tirane”

  1. 1

    Pershendetje. Veprimet juridike mbi pronen ne bashkepronesi pa miratimin e te gjithe bashkepronareve jane te pavlefshme. Nese ju keni dhene nje prokure perfaqesimi duke autorizuar persona te tjere qe te kryejne veprime ne emrin tuaj, ju keni te drejte qe ta anulloni kete prokure ne cdo kohe. Nese ju nuk keni dhene prokure, atehere e keni nenshkruar vete kontraten e qirase. Ne cdo rast ju keni te drejte te kerkoni nje kopje te kesaj kontrate si nga qiramarresi, ashtu edhe nga bashkeqiradhenesit e tjere. Kontrata e qirase mund te jete e regjistruar edhe prane Agjencise Shteterore te Kadastres, nese eshte me afat mbi 9 vjet. Nese palet ne kontrate refuzojne t’ju japin nje kopje te kontrates, ju mund t’i drejtoheni gjykates. Po ashtu ju keni te drejten qe te perfitoni 1/10 e shumes se qirase se paguar per cdo muaj per token. Nese kjo shume nuk ju eshte paguar, edhe per kete keni te drejte t’i drejtoheni gjykates.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet