Ne lidhje me divorcin

Përshëndetje,

Kam nje njeriun tim të martuar me shtetas të huaj. E afermja ime eshte shqiptare. Vendbanimi i saj referuar certifikatës personale rezuton ketu ne Shqipëri, por ne fakt ka disa vite më qëndrim të parregullt, pra pa leje qëndrimi, në Hollande. Bashkëshorti i saj i huaj, i cili jeton po në Hollande, kërkon zgjidhjen e marteses dhe ka ngritur padi divorci këtu në Shqipëri. Jemi te interesuar te dime nese do te pranohet kjo padi? Cila eshte gjykata kompetente? Si do vijoje gjyqi nese ajo nuk paraqitet ne seanca?
E afermja ime nuk ka kthyer përgjigje kur i kane dërguar letrat e divorcit permes Whatsapp. Sic e thashe edhe me lart, ajo nuk ndodhet në Shqipëri, por në Hollande dhe pa dokumentacion te rregullt qendrimi.
Ju faleminderit,


Qytetari: S. A. Data: 13 October , 2021, Kategoria: Familjare, procedura gjyqesore.

One response to “Ne lidhje me divorcin”

  1. Pershendetje
    Nese e afermja e juaj eshte pale e paditur, nuk eshte e detyrueshme te paraqitet ne proces. Procesi gjyqesor mund te vijoje ne mungese te saj, pas njoftimit nga gjykata te padise dhe akteve perkatese.
    Ne rast te marrjes se dijenise mbi procesin, permes mjeteve te komunikimit elektronik, ju sugjerojme qe te konfirmoje marrjen e dijenise ne adresen e e-mailit te gjykates. Nese e afermja juaj deshiron te marre pjese ne gjyq, por nisur nga rrethanat e saj e ka te pamundur, atehere mund te kontraktoje nje avokat per ta perfaqesuar ne gjyq. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet