Ne lidhje me demshperblimin per lirimin nga sherbimi civil

Pershendetje!

Kam qene nenpunes civil ne kategorine ekzekutive me kategorine e pages 4-b. Jam emeruar ne detyre ne shkurt 2014 dhe ne perfundim te periudhes se proves, jam konfirmuar si nenpunes civil me aktin datë tetor 2016.

Ne tetor 2020 jam liruar nga sherbimi civil me Vendim te Sekretarit te Pergjithshem te institucionit per shkak te ristrikturimit dhe marredheniet financiare me jane nderprene ne daten ne fund te tetorit te vitit 2020. Ne kete akt, bazuar ne ligjin ligjin nr. 152/2013 “Per nenpunesin civil”, i ndryshuar, neni 50, pika 7, urdherohet edhe demshperblimi ne perpudhje me vjetersine ne pune.

Jam i pa qarrte dhe nuk me eshte shpjeguar asgje lidhur me proceduren e demshperblimit.
Pyetjet e mia jane si me poshte:
1- Cila eshte periudha e vjetersise ne pune e cila percakton demshperblimin qe me takon?
2- Ne demshperblim, pagat llogariten bruto (se bashku me sigurimet shoqerore plus shendetesore) apo neto?
3- Cili eshte legjislacioni (ligji, vendimi apo urdheri) i cili percakton sa me siper?

Faleminderit,


Qytetari: A. G. Data: 28 December , 2020, Kategoria: Marredhenie pune.

One response to “Ne lidhje me demshperblimin per lirimin nga sherbimi civil”

  1. Pershendetje,

    Demshperblimi per nderprerjen e marredhenieve te punes se nepunesit civil, rregullohet nga ligji 152/2013, “Per statusin e nepunesit civil”.

    Periudha e vjetersise ne pune referuar nenit 50, pika 7 te ligjit te mesiperm eshte periudha qe personi ka qene i punesuar si nepunes civil, pra jo periudha e vjetersise ne teresi. Konkretisht vlera e demshperblimit sipas vjetersise eshte:
    a) deri në një vit eksperiencë pune si nëpunës civil, paga e 1 muaji;
    b) nga 1-3 vjet eksperiencë pune si nëpunës civil, paga e 3 muajve;
    c) nga 3-6 vjet eksperiencë pune si nëpunës civil, paga e 6 muajve;
    ç) nga 6-9 vjet eksperiencë pune si nëpunës civil, paga e 9 muajve;
    d) mbi 9 vjet eksperiencë pune si nëpunës civil, paga e 12 muajve.

    Persa kohe kjo pagese eshte demshperblim, atehere ajo llogaritet mbi pagen bruto, pasi per keto te ardhura nuk do te derdhen kontributet e sigurimeve shoqerore dhe shendetesore.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet