Ne lidhje me deklaraten e mbrojtjes

Pershendetje ,
Une jam padites ne nje proces gjyqesor civil , per detyrim per njohje pronari. Afati i te paditureve dhe paleve te treta ka kaluar pra afati 30 ditor. Se dyti ne rast se deklarata e mbrojtjes i eshte komunikuar me 05.12.2020, a vazhdon te heci koha edhe pse kane qene pushimet e vitit te ri ?

Se treti, a duhet ta caktoj gjyqtari tani seancen gjyqesore ?

Duke ju falenderuar


Qytetari: E. S. Data: 9 January , 2021, Kategoria: procedura gjyqesore.

One response to “Ne lidhje me deklaraten e mbrojtjes”

  1. 2

    Pershendetje. Afati i paraqitjes se deklarates se mbrojtjes i caktuar nga gjykata, nuk mund te jete me shume se 30 dite. Ky afat fillon te ece nga momenti qe paleve te paditura, ju komunikohet kerkese padia dhe aktet provuese nga ana e sekretarise gjyqesore. Pas depozitimit te deklarates se mbrojtjes dhe kryerjes se veprimeve proceduriale nga gjykata, deklarata dhe provat perkatese me vendim te ndermjetem i komunikohen paditesit, duke i dhene ketij te fundit nje afat te ri, nese ka per te paraqitur prova te reja, ne kundershtim te prapesimeve te paraqitura ne deklarataen e mbrojtjes.
    Ditet e festave zyrtare llogariten ne afatet proceduriale, njesoj si ditet e punes. Nese dita e fundit e afatit bie nje dite pushimi zyrtar (duke perfshire edhe festat e vitit te ri), afati do te shtyhet deri ne diten e pare te punes.
    Caktimi i seances gjyqesore nga gjyqtari kryhet ne veprime ne dhome keshillimi me vendim te ndermjetem. Data do te caktohet ne varesi te kalendarit te programuar te ceshtjeve te gjykatesit konkret dhe te ngarkeses se tij me ceshtje. Nisur nga fakti qe prej marsit te vitit 2020, veprimtaria e gjykatave eshte nderprere disa here dhe gjykatat kane nje numer gjyqtaresh te reduktuar per shkak te procesit te vetingut, shpesh caktimi i seances gjyqesore vonon.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet