Ne lidhje me bonusin e mjekeve ne vijen e pare te luftes kunder COVID

Pershendetje,

Jam punonjese e Urgjences Mjeksore paraspitalore te spitalit Universitar Shefqet Ndroqi. Bonusi prej 1000 euro qe na e tha Kryeministri qe ne muajin mars per punonjesit qe jane ne vijen e pare te zjarrit nuk eshte zbatuar. Me 1 Mars na u dha 500 euro, me 2 Prill nu u dha i plote, por u mbajt tatimi. Kur thuhet bonus nuk ka pse tatohet. Me 3 Maj na eshte dhene 400 euro, kur z.Kryeminister foli shqip dhe qarte se mjeket dhe infermjeret do marrin perkatesissht nga 1000 euro dhe ekipi mbeshtetes 500 euro.

Situata eshte ndryshe me homologet tane ne QSUT dhe SUT, te cilet i kane marre. Duam një drejtim ligjor nga ana juaj ne lidhje me kete situate. Respekte dhe faleminderit.


Qytetari: N. A. Data: 2 July , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ne lidhje me bonusin e mjekeve ne vijen e pare te luftes kunder COVID”

  1. Pershendetje,

    Dhenia e shperblimit eshte realizuar ne baze te Vendimit te Keshillit te Ministrave Nr.207, datë 10.3.2020 “Dhenie shperblimi per personelin, mjeke, infermjere dhe punonjes te tjere”. Ne kete VKM parashikohen masat e shperblimit dhe menyra e perllogaritjes se tyre, sipas percaktimeve me poshte:
    1. Dhënien e shpërblimit mujor, në masën 125 000 (njëqind e njëzet e pesë mijë) lekë, për personelin mjekësor, specialistë të shëndetit publik që merren me epidemiologjinë, infermierë dhe specialistë të shërbimit laboratorik, të angazhuar në diagnostikimin dhe trajtimin mjekësor të personave të prekur nga infeksioni i shkaktuar nga COVID-19.
    2. Dhënien e shpërblimit mujor, në masën 65 000 (gjashtëdhjetë e pesë mijë), lekë, për personelin mbështetës, i angazhuar në institucionet ku trajtohen personat e prekur nga infeksioni i shkaktuar nga COVID-19.
    Ne piken 4 te VKM-se percaktohet se: Lista emërore e përfituesve, përfshirë ditët e angazhimit, sipas pikave 1, 2 dhe 3, të këtij vendimi, miratohet çdo muaj me urdhër të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

    Gjithashstu, ju bejme me dije se ne mbeshtetje te ligjit Nr. 8438, datë 28.12.1998 “Per tatimin mbi te adhurat” i ndryshuar, neni 8, percaktohet se per qëllime të tatimit mbi të ardhurat personale, merren si të ardhura të tatueshme:
    a) pagat dhe shpërblimet e tjera, në lidhje me marrëdhëniet aktuale të punës;

    Pra, per sa me siper rezulton se masa e shperblimit eshte percaktuar ne baze te diteve te angazhimit tuaj (sipas pozicionit perkates) dhe duke qene se ky shperblim eshte nje e ardhur e tatueshme ne kuptim te ligjit, asaj i jane edhe zbritur tatimet perkatese sipas legjislacionit ne fuqi. Per te marre nje informacion konkret, mbi menyren e perllogaritjes se shperblimit per rastin tuaj, ju mund t’i drejtoheni me nje kerkese me shkrim per informacion dhe kopje dokumentacioni, Drejtorise se Finances, prane Institucionit ku jeni ne marredhenie pune.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet