Ne lidhje me bashkepronesine

Pershendetje,

Apartamenti eshte privatizuar ne vitin 1993 dhe si pasoje prinderit dhe njeri nga femijet perfituan pronesine e tij. Ndersa femija tjeter ishte nen moshe. Disa vite me pas ne 1998 apartamentit ekzistues iu be nje shtese anesore. Femija i dyte (vajze ) u martua ne 2002, ndersa shtesa u rregjistrua ne ZRPP ne 2016, ku pronar te komplet apartamentit rezultojne ata fillestaret, pra prindrit dhe femija i madh. A eshte bashkepronare e shteses anesore edhe vajza? Faleminderit


Qytetari: D. Q. Data: 1 July , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Ne lidhje me bashkepronesine”

  1. Pershendetje,

    Ne lidhje me sa ju parashtroni, ju bejme me dije se pronesia e apartamentit ekzistues eshte rregulluar sipas percaktimeve te ligjit nr.7652, datë 23.12.1992, “Për privatizimin e banesave shtetërore” , ku percaktohej se banesa do te privatizohej ne emer te anetareve madhore te familjes, sipas gjendjes familjare ne dt. 01.12.1992.
    Nderkohe, shtesa anesore eshte pasuri me vehte dhe i nenshtrohet nje tjeter rregullimi ligjor sic eshte ligji per legalizimin e objekteve te ndertuara pa leje (ish-ligji nr.9482, datë 3.4.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” i ndryshuar ), pronare te se ciles do te njihen personat, ne emer te te cileve eshte kryer aplikimi (vetdeklarimi) per legalizim te objektit- shtese anesore.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet