Ne lidhje me bashkepronesine

Pershendetje,

Apartamenti eshte privatizuar ne vitin 1993 dhe si pasoje prinderit dhe njeri nga femijet perfituan pronesine e tij. Ndersa femija tjeter (vajze) ishte nen moshe. Disa vite me pas ne vitin 1998 apartamentit ekzistues iu be nje shtese anesore. Shtesa anesore kaloi ne pronesi me parashkrim fitues nga Gjykata e Tiranes dhe shtesa u rregjistrua ne ZRPP ne 2016. Pronar te te gjithe pasurise (perfshire shtesen) rezultojne ata fillestaret, pra prinderit dhe femija i madh. A eshte bashkepronare e shteses anesore edhe vajza? Faleminderit


Qytetari: D. Q. Data: 7 July , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Ne lidhje me bashkepronesine”

  1. Pershendetje,

    Ne lidhje me sa ju parashtroni, ju bejme me dije se pronesia e apartamentit ekzistues eshte rregulluar sipas percaktimeve te ligjit nr.7652, datë 23.12.1992, “Për privatizimin e banesave shtetërore” , ku percaktohej se banesa do te privatizohej ne emer te anetareve madhore te familjes, sipas gjendjes familjare ne dt. 01.12.1992.
    Nderkohe, ne lidhje me shtesen anesore, pronare do te njihen personat, ne emer te te cileve eshte ngritur padia ne gjykate.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet