Ne lidhje me aplikimin per nenshtetesi shqiptare

Pershendetje,

Jam A nga Kosova. Muk e di nese pyetja ime do merret parasysh nga ana juaj, por nuk po dija kujt t’i drejtohesha dhe ndaj po ju shkruaj ketu (duke shfletuar ju gjeta online).  Prindi im (babai) eshte i paisur me pasaporte shqiptare nga trungu i familjes (me origjine). Une jam 24 vjec dhe dua qe te kem edhe une pasaporte shqiptare, jam konfuze tek faqja e aplikimit online ne E-Albania. Per te aplikuar per t’u paisur me pasaporte shqiptare ka 4 opsione: 1) me origjine; 2) me natyralizem; 3) refugjat; 4) edhe ajo tjetra.
Nisur nga rrethanat e mia, cilin opsion vleresoni se duhet te perzgjedh per te aplikuar? (une mendon se me pershtat opsioni i kerkeses se  fitimit te shtetesise i femijes ne rastin kur njeri prind e ka fituar shtetesine me natyralizem)
Dua te jem e sigurte, prandaj po kerkoj nje opinion nga ana juaj. A kam te drejte edhe une te paisem me nenshtetesi shqiptare (duke qene se babai im e ka tashme pasaporten shqiptare dhe une jam mbi 18 vjec)? Nese po,  cilin opsion duhet te perzgjedh per aplikim ne portalin e-albania? Uroj te kem qene e qarte ne kerkesen time!

Faleminderit dhe gjitha te mirat,

 

Qytetari: A.B.
Data: 19 Maj 2022, Kategoria: Procedura administrative, Shtetësi

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Pershendetje. Ne tetor te vitit 2020 ka hyre ne fuqi ligji i ri per shtetesine shqiptare, i cili parashikon rregulla te lehtesuara per fitimin e shtetesise me origjine, pra per shtetasit e huaj te cilet vertetojne lidhjen e familjare ne vije te drejte, deri në tri shkallë e kërkuesit me të paralindurin me origjine shqiptare.
    2. Në këtë rast shtetasi paraqet kërkesë për fitimin e shtetësisë shqiptare në bazë të origjinës dhe plotëson kriteret e përcaktuara në shkronjat “dh” dhe “ë” të pikës 1 të nenit 8 të këtij ligji.
    dh) nuk ka qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë në shtetin e vet, në Republikën e Shqipërisë ose në ndonjë shtet të tretë për vepra penale, për të cilat ligji shqiptar parashikon dënime me jo më pak se 3 (tre) vjet heqje lirie. Përjashtim nga ky rregull bëhet vetëm në ato raste kur vërtetohet se dënimi është dhënë për motive politike;
    ë) nuk përbën kërcënim për rendin publik dhe sigurinë kombëtare të Republikës së Shqipërisë.
    Dokumentacioni i nevojshëm që provon origjinën shqiptare të kërkuesit përcaktohet me udhëzim të ministrit Udhëzim Nr. 65, datë 4.2.2021 ‘Për përcaktimin e dokumentacionit të nevojshëm për fitimin, heqjen dorë dhe rifitimin e shtetësisë shqiptare, formën dhe mënyrën e plotësimit të kërkesës, të procedurës për kryerjen e verifikimeve pranë institucioneve përgjegjëse, si dhe të procedurës dhe të dokumentacionit për shtyrjen e afatit për kryerjen e betimit’ https://www.mb.gov.al/wp-content/uploads/2021/02/Udhezim_2021_Dokumentacioni-per-Shtetesine.pdf

Lini një Përgjigje