Në lidhje me Albtelekom

Jam aksionier në Albtelekom megjithë 3 pjestar të familjes.
Kam pyetur pse nuk shperndahet fitimi prej mbi 10 vjet dhe me kthejne pergjigje se: Asamblea e aksionierve ka vendosur mos shperndarje te fitimit.
Si mund te veproj per te marr fitimin sado i vogel qoft.?
Me gjyq nuk e ndjek dot se kerkon shpenzime.
Me respekt për ju


Qytetari: G. A. Data: 4 October , 2019, Kategoria: Detyrime, Tregtare.

One response to “Në lidhje me Albtelekom”

  1. 1

    Asambleja e aksionarve te shoqerise tregtare eshte organi me i larte vendimmarres dhe ai i merr vendimet me ane te votimit te aksionareve. Ju ne cilesine e aksionarit duhet te ftoheni ne mbledhjet e asamblese, ne menyre qe te mund te shprehni mendimin tuaj dhe te votoni per vendimet. Nese asambleja e aksionareve ka zhvilluar mbledhjet rregullisht dhe ka marre vendim per mosshperndarje te fitimeve, atehere ju jeni te detyruar ta zbatoni. Ne Gjykate mund te drejtoheni vetem per vendime te cilat jane ne kundershtim me ligjin.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet